Kandidatja për kryetare të Deçanit nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, pati një përplasje të ashpër me kryetarin aktual dhe kandidatin e AAK-së, Bashkim Ramosaj, në debatin “DebatPërnime”. Ajo e akuzoi se vëllai i tij po “bën biznes me villa te Shpia Alpine”, akuza të cilat Ramosaj i hodhi poshtë.
Kuçi e drejtoi debatin te një çështje konkrete, duke kërkuar përgjigje nga Ramosaj për përfshirjen e vëllait të tij në biznese pranë Shpisë Alpine dhe qendrës rinore.
“Një pyetje për kryetarin Ramosaj: A bën biznes me villa te Shpia Alpine vëllai yt dhe a bën biznes vëllai yt në qendrën rinore? Përveç që ke thënë se e ka në shfrytëzim një lokal me dy tavolina ose katër tavolina – a bën vëllai yt biznes me villa? Pyetja është po ose jo. A i lëshon villat me qira vëllai?”, ishte pyetja që Kuçi ia drejtoi Ramosajt.
Ramosaj e hodhi poshtë pretendimin se vëllai i tij kishte përfituar nga këto projekte.
“Te Shpia Alpine ende nuk funksionon për shkak se nuk ka rrymë. Jam shumë i lumtur që e kam bërë atë projekt. Jam shumë i lumtur që kam dërguar ujë aty. Jam shumë i lumtur që kam një qendër…”, tha Ramosaj.
“A bon biznes vëllai yt me to…” – insistoi kandidatja Kuçi.
“Nuk bën biznes. Asnjë biznes nuk e bën te villat Alpine. Vëllai im nuk bën biznes me villat”, iu kundërpërgjigj Ramosaj.
Kandidatja tregoi më paspara kamerave fotografi, për të cilat tha se dëshmojnë të kundërtën.
Kuçi më pas nxorri fotografi në drejtim të kameres ku pretendoi se dëshmon “se vëllai [i Ramosajt] bën biznes.”
“Vëllai i Bashkim Ramosajt e keqpërdor, e shfrytëzon pasurinë publike për të bërë biznes…” – pretendoi Kuçi.