Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“A bën biznes me villa vëllai yt”; “Asnjë biznes nuk e bën”: Debat i ashpër mes Kuçit dhe Ramosajt

23/09/2025 - 20:54
në Lajme
A A
“A bën biznes me villa vëllai yt”; “Asnjë biznes nuk e bën”: Debat i ashpër mes Kuçit dhe Ramosajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidatja për kryetare të Deçanit nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, pati një përplasje të ashpër me kryetarin aktual dhe kandidatin e AAK-së, Bashkim Ramosaj, në debatin “DebatPërnime”. Ajo e akuzoi se vëllai i tij po “bën biznes me villa te Shpia Alpine”, akuza të cilat Ramosaj i hodhi poshtë.

Kuçi e drejtoi debatin te një çështje konkrete, duke kërkuar përgjigje nga Ramosaj për përfshirjen e vëllait të tij në biznese pranë Shpisë Alpine dhe qendrës rinore.

“Një pyetje për kryetarin Ramosaj: A bën biznes me villa te Shpia Alpine vëllai yt dhe a bën biznes vëllai yt në qendrën rinore? Përveç që ke thënë se e ka në shfrytëzim një lokal me dy tavolina ose katër tavolina – a bën vëllai yt biznes me villa? Pyetja është po ose jo. A i lëshon villat me qira vëllai?”, ishte pyetja që Kuçi ia drejtoi Ramosajt.

Ramosaj e hodhi poshtë pretendimin se vëllai i tij kishte përfituar nga këto projekte.

“Te Shpia Alpine ende nuk funksionon për shkak se nuk ka rrymë. Jam shumë i lumtur që e kam bërë atë projekt. Jam shumë i lumtur që kam dërguar ujë aty. Jam shumë i lumtur që kam një qendër…”, tha Ramosaj.

“A bon biznes vëllai yt me to…” – insistoi kandidatja Kuçi.

“Nuk bën biznes. Asnjë biznes nuk e bën te villat Alpine. Vëllai im nuk bën biznes me villat”, iu kundërpërgjigj Ramosaj.

Kandidatja tregoi më paspara kamerave fotografi, për të cilat tha se dëshmojnë të kundërtën.

Kuçi më pas nxorri fotografi në drejtim të kameres ku pretendoi se dëshmon “se vëllai [i Ramosajt] bën biznes.”

“Vëllai i Bashkim Ramosajt e keqpërdor, e shfrytëzon pasurinë publike për të bërë biznes…” – pretendoi Kuçi.

JU REKOMANDOJMË

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, reagon kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, reagon kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha
30/07/2026 - 15:11

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së...

Më shumëDetails

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak, paratë konfiskohen përkohësisht

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak, paratë konfiskohen përkohësisht
30/07/2026 - 15:06

Dogana e Kosovës, ka zbuluar rreth 13 mijë euro të padeklaruara, në pikën kufitare në Bërnjak. Në njoftimin e Doganës, shtohet se, shtetasi i huaj, gjatë hyrjes në...

Më shumëDetails

Liderët evropianë: Rrëzimi i raketës ruse në Poloni, shkelje e hapësirës ajrore të BE-së

Liderët evropianë: Rrëzimi i raketës ruse në Poloni, shkelje e hapësirës ajrore të BE-së
30/07/2026 - 14:59

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas rrëzimit të një rakete ruse në territorin e Polonisë, gjatë sulmeve të mbrëmshme në Ukrainë. Von der...

Më shumëDetails

Përfundon pas 12 orësh operacioni i kërkim-shpëtimit për turistin çek që kishte mbetur i bllokuar në Malin e Çikës (Video)

Përfundon pas 12 orësh operacioni i kërkim-shpëtimit për turistin çek që kishte mbetur i bllokuar në Malin e Çikës (Video)
30/07/2026 - 14:57

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë (FKS), Njësia Fier, strukturat e Emergjencave Civile, Njësinë Alpine dhe...

Më shumëDetails

Shkelje të rënda, Inspektorati ndal punimet në Podujevë e Shtime, një rast përfundon në polici

Shkelje të rënda, Inspektorati ndal punimet në Podujevë e Shtime, një rast përfundon në polici
30/07/2026 - 14:56

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit të punës dhe të sigurisë e shëndetit në punë, pas raportimit të rasteve, ka kryer inspektime...

Më shumëDetails

Rasti “Panda”: Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i është përgjigjur kërkesës për ta marrë në pyetje Vuçiqin

Rasti “Panda”: Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i është përgjigjur kërkesës për ta marrë në pyetje Vuçiqin
30/07/2026 - 14:54

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi ka bërë të ditur se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) nuk u është përgjigjur kërkesave të saj për të intervistuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë