Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do ta zëvendësojë Italia Gjermaninë si fuqi ekonomike?

06/04/2024 - 17:21
në Ekonomi
A A
A do ta zëvendësojë Italia Gjermaninë si fuqi ekonomike?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që prej 25 vjetësh Mauro Congedo dhe vëllai i tij gjejnë ndërtesa të vogla me bukuri arkitektonike në Salento, një gadishull në pikën më juglindore të Italisë si të thuash në takën e çizmes italiane, në rajonin e Pulias, dhe i renovojnë ato.

Banesat dhe shtëpitë që Congedo restauron në këtë rajon të skajshëm, gjejnë blerës edhe nga Gjermania apo Anglia. “Funksionon mirë”, tregon në bisedë telefonike arkitekti 50-vjeçar.

Gjatë pandemisë së Coronës, biznesi u pezullua krejt. Por ajo që po ndodh tani pas Coronës në këtë sektor është “çmenduri”. Dhe koha ngec pak në vend. Por vetëm në dukje: Congedo nuk gëzohet shumë me hovin ekonomik të Italisë.

Nga fëmijë problematik në motor zhvillimi

Qeveritë e mëparshme të Romës e kanë pasur zakon, sidomos para pandemisë, që të njoftonin prognoza të këqija ekonomike duke arritur pozicione të rëndësishme në radhitjen e borxheve, kurse tani vendi është kthyer në motor zhvillimi në Europë. Tremujorin e fundit ekonomia italiane pati 0,6 për qind rritje, ndërkohë që ekonomia gjermane pati në të njëjtën periudhë kohore 0,3 për qind rënie ekonomike.

Por edhe jashtë kësaj periudhe, shifrat e ekonomisë së tretë më të zhvilluar të Evropës flasin vetë. Që prej vitit 2019 ekonomia italiane ka pasur rritje prej 3,8 për qind,” thotë në bisedë me Deutsche Wellen, Jörg Krämer, kryeekonomist i bankës Commerzbank. Kjo rritje ekonomike është dyfishi i rritjes ekonomike të Francës dhe pesë herë më e lartë se sa rritja ekonomike e Gjermanisë.

Kurse në Gjermani prognozat janë të turbullta. Kështu për shembull Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) parashikon rritje ekonomike 0,3 për qind. Ekspertët drejtues gjermanë mendojnë madje se rritja ekonomike do të jetë 0,1 në vitin në vijim. Kurse sipas OECD, Italia do e ketë rritjen ekonomike 0,7 për qind.

Edhe bursa përfiton nga atmosfera optimiste. Kështu indeksi kryesor Italian FTSE MIB, ku janë radhitur 40 sipërmarrjet më të mëdha, pati vitin e kaluar rritje 28 për qind, më shumë se të gjitha indekset e tjera bursiste europiane. Italia në kurs zhvillimi, një histori suksesi.

Rritet sërish besimi tek qeveria Meloni

Ekonomistët patën reaguar fillimisht të përmbajtur, kur Giorgia Meloni hipi në post në vjeshtë të 2022. Kryeministrja ultra e djathtë doli në fushatën zgjedhore me partinë e saj Vëllezërit e Italisë me mbajtjen e një kursi nacionalist ekonomik të llojit “Made in Italy”, nxitjen e urrejtjes ndaj migrantëve dhe mosdistancimin si duhet nga Rusia. E përjavshmja “Stern”, e quajti atë pas zgjedhjes “gruan më të rrezikshme të Europës”. Por nga pikëpamja e politikës ekonomike, Meloni vazhdoi të qëndronte në kursin e paraardhësit të saj, Mario Draghit. Kjo është duke dhënë frutet e veta për Italinë, sidomos në tregun e përqindjeve të interesit. Kështu përqindja e interesit të borxheve që merr Italia është sërish në nivelin që ka qenë kur Meloni mori postin.

Gjatë një konference shtypi, mbajtur në fillim të vitit, Meloni u përpoq që ta quante meritë të vetes rritjen ekonomike. Meloni, e cila e ka siguruar tani mirë postin, tha se sidomos mungesa e stabilitetit politik në të kaluarën ka bërë që ekonomia të mos zhvillohet.

Por sa ka të bëjë zhvillimi ekonomik me sukseset e Melonit? “Pak”, thotë Jörg Krämer nga banka Commerzbank. “Zhvillimi i madh shpjegohet me politikën liberale fiskale të Italisë.” Që do të thotë se zhvillimi ekonomik i Italisë bazohet kryesisht tek marrja e borxheve të reja. Borxhet e reja të shtetit italian para Coronës përbënin 1,5 përqind të prodhimit të brendshëm bruto në vend, kurse vitet e fundit ato u rritën shpejt duke arritur në gjashtëmujorin e parë të 2023 në 8,3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në vend.

Edhe mali me borxhet e shtetit është duke u rritur. Kështu Komisioni i BE-së parashikoi në muajin janar se borxhet e shtetit do të arrijnë këtë vit nivelin e 140 për qindshit të prodhimit të brendshëm bruto të vendit, dhe vitin e ardhshëm do të vazhdojnë të rritet edhe më shumë. Sa për krahasim: në Gjermani e ashtuquajtura kuotë borxhesh ndodhet në nivelin e 66 për qindshit, kurse në Francë gati në nivelin e 100 për qindshit.

Programi gjigant i ndërtimeve nxit ekonominë

Që nga fundi i vitit 2020 shteti italian financon marrjen e masave të ndryshme ristrukturuese. Disa masa ristrukturimi i ndihmon me 50 përqind, të tjera me edhe më shumë. Por sidomos i ashtuquajturi Superbonis 110, që jepet për masat ristrukturuese në fushën energjetike preferohet shumë: Kush kërkon që të renovojë energjinë në banesën ose shtëpinë e tij, ai i merr mbrapsht nga shteti të gjitha shpenzimet plus dhjetë për qind shtesë, duke pasur lehtësime taksore që zgjasin disa vjet. “Mund të imagjinohet që investimet në ndërtim janë rritur shumë,” thotë ekonomisti dhe njohësi i Italisë., Krämer. “Ky efekt shpjegon dy të tretat e zhvillimit ekonomik që jemi duke vërejtur.”

Arkitekti Mauro Congedo nuk është shumë entuziast me superbonusin. Sepse çdo gjë është shtrenjtuar shumë. Sepse çmimet nuk janë rritur vetëm prej inflacionit, por shpenzimet për materiale dhe personel janë rritur edhe prej superbonusit. “Kur shteti paguan çdo gjë, atëherë njerëzit nuk e vrasin mendjen sa do të vejë fatura,” thotë Congedo. Përveç kësaj, askush nuk merret me kontrollin e çmimeve. Firmat e ndërtimit nga Napoli, Bari apo qendra e provincës, Lecce, i patën kërkuar atij disa herë që të korrigjojë shifrat e shpenzimeve. “Ata duan që unë të marr dyfishin. Por unë nuk e bëj. Sepse duket sikur jam duke vjedhur,” thotë Congedo.

Në përgjithësi ai mendon mirë për bonusin që jepet për renovimet në fushën energjetike të ndërtesave. Pronarët duhet të marrin pjesë tek shpenzimet dhe të mos ia lenë çdo gjë shtetit që ta paguajë. Congedo nuk ka ndonjë mendim të veçantë për kryeministren, Giorgia Meloni. E vetmja gjë e mirë e saj është që i dha fund superbonusit.

Lum parash nga Brukseli

Faktikisht kryeministrja ultra e djathtë e ka kufizuar Superbonusin që u fut nga Lëvizja pesë yjet. Në vitin 2023, shteti mori pjesë me 70 përqind të shpenzimeve të ndërtimit, kurse këtë vit 65 përqind të shpenzimeve të renovimit.

Megjithatë përfitimet taksore prej superbonusit do të ulin vitin e ardhshëm ndjeshëm të ardhurat e shtetit. Kjo i shkon për shtat qeverisë së Romës, sepse nga Brukseli do të vijnë miliarda. Italia merr shumë më tepër se shtetet e tjera para nga Fondi evropian i rindërtimit nga Corona.

Deri në vitin 2026 Italisë do t’i jepen 200 miliardë euro në formë grantesh dhe kredish. “Të paktën deri në atë moment, shteti italian duhet të zvogëlojë deficitet e mëdha të buxhetit. Kur t’i duhet që të fillojë të kursejë, atëherë me siguri që do i vijë fundi edhe kësaj mrekullie zhvillimi ekonomik, sepse vite të tëra nuk janë shfrytëzuar për të bërë reformat strukturore,” thotë Jörg Krämer në bisedë me DW.

Edhe Mauro Congedo është i shqetësuar se superbonusi do e ndjekë për një kohë të gjatë. “Çmimet janë shumë të larta dhe ne kemi hyrë shumë në borxhe. Puna nuk do marrë fund hë për hë” Aktualisht ai është duke punuar me tetë projekte njëkohësisht. /DW/

JU REKOMANDOJMË

Nafta 1,71 euro, Bajrami: A po e dini që Mimoza ia ka qitë tavanin?

Nafta 1,71 euro, Bajrami: A po e dini që Mimoza ia ka qitë tavanin?
22/03/2026 - 17:23

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka publikuar një fotografi të çmimit të naftës në një pompë derivatesh, e cila ka arritur në 1,71 euro...

Më shumëDetails

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune
20/03/2026 - 21:24

Agjencia e Statistikave të Kosovës, kanë publikuar një raport me ReKos 2024, lidhur me tregun e punës, ku thuhet se shkalla e papunësisë në vend arrinte në 13,9...

Më shumëDetails

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
20/03/2026 - 20:04

Lufta me Iranin po i prish rrjedhat globale të naftës, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe duke rritur frikën e një konflikti të zgjatur. Por ari, i cili zakonisht...

Më shumëDetails

Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune
19/03/2026 - 21:36

Stacioni i ri i Autobusëve në Skenderaj ka shpallur disa vende të lira të punës. Menaxhmenti i stacionit ka njoftuar se janë shpallur 10 vende të lira, të...

Më shumëDetails

Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita
19/03/2026 - 17:41

Fabrika e prodhimit të mobileve “Loni Dekor”, në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm, po rrit edhe stafin duke kërkuar kuadro të reja për punë. “Loni Dekor”, që është...

Më shumëDetails

Nafta shtrenjtohet më tej/ Çmimi në bursa arrin në kaq dollarë për fuçi

Nafta mund të shtrenjtohet sërish, kjo është arsyeja
19/03/2026 - 13:39

Nafta ka arritur çmime rekord duke u shitur me 112 -115 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare. Shtrenjtimi i menjëhershëm erdhi pasi mediat iraniane raportuan për një sulm...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    458 Shpërndaje
    Shpërndaje 183 Tweet 115
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    380 Shpërndaje
    Shpërndaje 152 Tweet 95
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë