Nesër në orën 10:00 do të vazhdojë seanca Konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari konfirmoi një gjë të tillë.
“Nuk ka ndërruar emri”, tha kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari.
Dehari po ashtu tha se nuk ka thirrur asnjë takim konsultativ me partitë politike para vazhdimit të seancës konstituive, e caktuar për të premten në ora 10:00.
Partitë politike kishin mbajtur një takim konsultativ para se të fillonte seanca konstituive të mërkurën, por në këtë takim nuk ishte arritur një marrëveshje politike se si të zhbllokohet procesi për përmbylljen e konstituimit të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në seancën e së mërkurës, Albulena Haxhiu nga LVV-ja, nuk arriti për herë të tretë që t’i sigurojë 61 vota për postin e kryeparlamentares.