Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do të shkojë Kurti në Prokurori? Avokati tregon çka ndodhë nëse nuk paraqitet për intervistim

03/03/2025 - 13:33
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti konfirmon kushtin e Asociacionit: S’e menduam se shtetet që na përkrahin do të bëheshin pengesë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka kohë deri nesër që të paraqitet në Prokurori.

Deri më tani ai refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t’u intervistuar si dëshmitar, derisa i ka bërë thirrje që të shkojnë ta intervistojnë në zyrën e tij.

E, avokati Skënder Musa, në një prononcim për Gazeta Blic, tregon se Kurti mund të dënohet me gjobë prej 250 euro nëse nuk paraqitet në prokurori, teksa tregon se edhe mund të burgoset.

“Neni 132 i Kodit e rregullon çështjen e mos paraqitjes së dëshmitarëve. Kjo dispozitë ligjore parasheh që nëse dëshmitari nuk paraqitet në mënyrë të rregullt dhe mos paraqitja nuk e arsyeton ose pa leje dhe shkak të arsyeshëm largohet nga vendi ku duhet të pyetet, gjyqtari i procedurës paraprake pas ankesës së prokurorit mund ta detyrojë dëshmitarin që të paraqitet. Nëse dëshmitari nuk paraqitet, gjyqtari i procedurës paraprake e dënon së pari me gjobë 250 euro dhe dispozita e parasheh që çdo herë që nuk paraqitet, mirëpo nuk cakton afat. Nëse dëshmitari refuzon të dëshmojë pasi është dënuar, mund të burgoset, afati i paraburgimit që mund të mbahet është një muaj, mund të hiqet kërkesa për dëshminë e tij nëse dëshmia bëhet e parëndësishme për lëndën që hetohet”, thotë ai.

Por, a duhet të intervistohet në zyrën e tij Kurti?

Avokati thotë se kjo s’duhet të ndodhë dhe se intervistimi jashtë Prokurorisë ndodhë në raste të sëmundjeve apo të personave me nevoja të veçanta.

“Absolutisht jo, asnjë qytetar i Kosovës nuk ka të drejtë t’ia caktojë vendin Prokurorisë së ku duhet të dëshmojë. Prokuroria është institucion shtetëror dhe në zyrat e saj jepen dëshmitë, me përjashtim kur kemi të bëjmë me dëshmitarë me nevoja të veçanta, ku marrja e dëshmisë së tyre është tepër e rëndësishme, atëherë kjo rregullohet me nenin 131, ose kur ka të bëjë me ndonjë dëshmitar kur për shkak të ndonjë sëmundje e kanë të pamundur të shkojnë të japin dëshminë, por për njerëzit e shëndetshëm që mund të shkojnë në prokurori, nuk parashihet mundësia që të shkojë prokuroria në vend të ngjarjes, në rast se ka të dyshuar prokuroria autorizon policinë që të shkojnë ta marrin dëshmitarin, e arrestojnë dhe e dërgojnë në stacion”, potencon Musa për Gazeta Blic.

Avokati shton se nuk ka përjashtim të askujt pavarësisht pozitës.

“Por dëshmitarët duhet të shkojnë, pavarësisht pozitës, ministër, kryeministër, me përjashtim të presidentit që ka njëfarë imuniteti por në raste të rënda nuk përjashtohet as ai nga dhënia e dëshmisë”, deklaroi avokati Skënder Musa./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt
Lajme

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt

17/09/2025 - 23:28
Kryetari i Vushtrrisë për ndarjen buxhetore: Qytetarët që e kanë votuar VV-në duhet të vetëdijesohen e ta ndëshkojnë padrejtësinë
Lajme

Idrizi: Askush s’mund të ma sfidojë guximin, rininë ia kam kushtuar arsimit shqip nëpër bodrume

17/09/2025 - 23:10
Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore godet Kurtin: Punoi kundër interesave të SHBA-së dhe të vetvetes
Lajme

Moore kritikon qeverinë: Mos prisni dhurata nga Uashingtoni, dëshmojeni se jeni vend demokratik

17/09/2025 - 23:00
Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin
Kryesore

Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin

17/09/2025 - 22:58
Idrizi demaskon Tahirin për karriget e vendosura në shesh, thotë se është paguar 950 euro e jo 5 mijë euro
Lajme

Idrizi i përgjigjet ironisë së Tahirit për bizneset në sheshin e Vushtrrisë: Janë ardhë edhe brendet, që ti i hanë në Prishtinë. Ti s’rrin në Vushtrri hiq

17/09/2025 - 22:57
“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në
Lajme

“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në

17/09/2025 - 22:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • 7 premtime të pambajtura të Fadil Nurës – qytetarët e Skenderajt në pritje të nënkalimit që s’filloi kurrë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë