Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për podcastin “Nerv”, e pyetur pse nuk ka bërë nderime dhe s’ka vendosur lule te pllakat përkujtimore të serbeve të vrarë, ka deklaruar se nuk bën nderime aty ku njolloset UÇK-ja, dhe se ajo çdoherë do ta mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së: “Si presidente e Republikës, e them me krenari që unë asnjë moment nuk e pranoj nga askush në këtë botë që të krijojë ekuivalencë morale dhe barazi mes asaj se çfarë ka bërë Serbia dhe regjimi i Millosheviçit kundër njerëzve të pafajshëm në Kosovë, dhe çfarë mund të ketë ndodhur në një rast individual”.Presidentja Osmani mëtej riafirmoi qëndrimin e saj të njohur për luftën çlirimtare.
“Besoj fuqishëm në luftën e drejtë që e ka bërë UÇK-ja dhe këtë do ta mbroj deri në fund”.
Qesharake: Kurti prezantohet me binjakët e vegjël në Istog, pretendon se nataliteti në vend është rritur falë shtesave për femijë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ka vizituar një familje në Istog, e cila është kthyer nga Zvicra për të investuar në vend. Derisa ka vizituar serrën e...
Më shumëDetails











