Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A duhet të quhet budallai budalla

14/04/2022 - 15:20
në Opinione
A A
A duhet të quhet budallai budalla
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në përgjithësi, shkelja e ligjit është shkelje e ligjit dhe mohimi i kësaj premise fondamentale të nxjerr, ndjesë për vulgaritetin, budalla. Gjithë ditën e lume, gjithë jetën e lume, shkelja e ligjit është shkelje e ligjit dhe mohimi se shkelja e ligjit është shkelje e ligjit është, pikësëpari shkelje e ligjit, pikësëdyti budallallëk, pikësëtreti hipokrizi, dhe tutje mund të vazhdoni deri sa të lodheni

Arben Idrizi

Për arsye që dihen, në përgjithësi maskuliste, ka qenë dhe vazhdon të jetë zakon që termat që përshkruajnë detyra, poste, funksione të jenë në gjininë mashkullore. Prandaj, pavarësisht se kush kujt çka i ka thënë, për ta ndjekur zakonin, tash e përshkrimit të një gjendjeje (shpresoj të mos jeni aq budallenj sa të mos e kuptoni ironinë) nuk po pyetem a duhet të quhet budallica budallicë, por a duhet të quhet budallai budalla.

Nuk mund ta mbroj Matoshin, sepse Matoshi e mbron veten. Nuk mund ta akuzoj Matoshin, sepse Matoshi e akuzon veten. E patjetër, kjo mund dhe duhet të vlejë edhe për Nagavcin, ashtu siç mund dhe duhet të vlejë edhe për secilin zyrtar tjetër politik; për secilën figurë publike. Nuk mund ta mbroj Nagavcin, sepse Nagavci e mbron veten, nuk mund ta akuzoj Nagavcin, sepse Nagavci e akuzon veten.

***

Në një nga tekstet e tij, në të famshmen rubrikë të quajtur ‘Bustina di Minerva’ (po rrezikoj pak me mbamendjen), Eco disi dilte kundër përdorimit të fjalorit të përditshmërisë, të vulgut, madje edhe në letërsi, dhe jepte – me kënaqësinë e bekuar të atij që ka një bindje të palëkundur – një shembull nga letërsia të një autori francez, i cili, për të mos thënë se personazhi i tij po bënte shurrën, përdorte një paragraf të tërë eufemizmash për të dalë tek i njëjti përfundim: personazhi i tij po pshurrte.

***

Natyrisht, edhe Matoshi mund të përdorte një mori eufemizmash për të dalë tek përfundimi tek i cili kishte dalë me një fjalë të vetme, për ta përshkruar atë që konsideron se mund të shkelet ligji për ta mbrojtur ligjin. Ndonjëherë kjo edhe mund të jetë e diskutueshme, por në përgjithësi, shkelja e ligjit është shkelje e ligjit dhe mohimi i kësaj premise fondamentale të nxjerrë, ndjesë për vulgaritetin, budalla. Gjithë ditën e lume, gjithë jetën e lume, shkelja e ligjit është shkelje e ligjit dhe mohimi se shkelja e ligjit është shkelje e ligjit është, pikësëpari shkelje e ligjit, pikësëdyti budallallëk, pikësëtreti hipokrizi, dhe tutje mund të vazhdoni deri sa të lodheni, që do të thotë deri te përdorimi i eufemizmave.

I mbetet autorit të përshkrimit, pra, të zgjedhë cilin term do ta përdorë. Ndonjëherë ai është i dënueshëm, ndonjëherë jo; ndonjëherë është i dënuar, ndonjëherë jo. Ndonjëherë, edhe kur nuk është as i dënueshëm as i dënuar, prapëseprapë i kthehet në dëm vetë autorit. Ndonjëherë mund të jetë i dënueshëm dhe i dënuar, por në fund rezulton në dobi të autorit.

Secilit hakun e tij – do të thotë secilit përgjegjësinë e tij.

Unë personalisht s’është se jam kursyer. Ndonjëherë me të drejtë, e ndonjëherë edhe pa të drejtë. I dënueshëm dhe i dënuar.

Çfarë kam mësuar nga kjo?

Sido që të jetë: bukës i thuhet bukë e ujit ujë. Megjithatë, me kokën nën presën e torturës, maturisë a korrektësisë politike, edhe duhet të bredhësh në kërkim të termave më të pranueshëm.

Në të vërtetë, pa e përjashtuar përjashtimin, arsyeja na thotë se në komunikimin tonë të përditshëm ne zgjedhim të mos e rëndojmë as atë që kemi bindjen se nuk meriton më mirë. Nuk bëjmë dot pa një respekt të ndërsjellë. Të barabartë a pothuajse të barabartë. Përndryshe përfundojmë në shtjellën e një ferri sharjesh e fyerjesh.

Në rastet e tjera, të përjashtimit pra, për shembull presidentit të një perandorie i lejohet ta quajë presidentin e një perandorie tjetër kasap. Po aq sa i lejohet – natyra është shumë dorëlirë – edhe presidentes së një vendi që nuk figuron në hartë. Ama, shumëkush – për arsyet që qëndrojnë ose jo – e ka quajtur budallallëk këtë. Veprimin. Dikush ndoshta edhe autorin.

***

Meqë Matoshi ka kërkuar falje dhe nuk është tashmë asgjë më shumë se një qytetar i rëndomtë dhe opinionist në një medium privat, me një audiencë të kufizuar, si çdo medium tjetër, (pa e zbutur peshën e rolit të tij), do të doja të dija sa është më i rëndë përshkrimi i tij se kërkesa e ministres së Drejtësisë për t’ia mohuar të drejtën e pranisë publike? Ngase, siç këmbëngula të nënvizoj, ndikimi në opinion i një opinionisti në krahasim me ministres e Drejtësisë është i pakrahasueshëm. Ministrja mund të ndikojë tek organet e rendit. Dhe, përsëri këmbëngul ta nënvizoj këtë, te mbështetësit e pushtetit, të cilët në imagjinatën dhe lehtësinë e tyre të linçimit, fyerjes, përbaltjes, mund t’i japin mësim – për të keq – Matoshit, mua dhe secilit që nuk pajtohemi me ta.

A nuk e kishim një shembull të tillë këtë ditë, me linçimin, sharjen, përgojimin, etiketimin e kryesindikalistit, Rrahman Jasharajt? Dhe atë nga eksponentë të pushtetit po aq sa nga mbështetës publikë e të rëndomtë të pushtetit.

JU REKOMANDOJMË

Nga vjen emri i Tiranës

Nga vjen emri i Tiranës
11/11/2026 - 16:13

Shkruan: Ben Blushi Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e tha i pari këtë...

Më shumëDetails

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit
07/11/2026 - 17:44

Shkruan: Astrit Bunjaku Individi mund t’i njohë kontradiktat e realitetit dhe përsëri të marrë pjesë në riprodhimin e tyre. Pikërisht këtu qëndron një nga idetë më provokuese të...

Më shumëDetails

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në
06/11/2026 - 10:56

Shkruan: Visar Duriqi Në Kosovë lajmi shpesh garon me lajmin. Portali me portalin. Titulli me titullin. Shpejtësia me shpejtësinë. Në këtë garë, ajo që humbet e para është...

Më shumëDetails

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime
02/11/2026 - 13:15

Shkruan: Ardita Dushi Ka tragjedi që zbulojnë më shumë për natyrën e një shteti sesa vite të tëra debatesh politike. Vrasja e Arlinda Zekajt është njëra prej tyre....

Më shumëDetails

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!
31/10/2026 - 10:53

Shkruan: Bedri Elezi Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekës nuk është vetëm një krim që duhet të tronditë ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ai është edhe një moment...

Më shumëDetails

Pesë ditë në Izrael

Pesë ditë në Izrael
28/10/2026 - 15:37

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen e Qendrës për Ndikimin Hebraik (Center for Jewish Impact – CJI), nga data 11 deri më 16...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë