Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

11/04/2026 - 11:47
në Ndryshe
A A
A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22 intelektualë të Tiranës. Ata konsideroheshin nga regjimi si antikomunistë që ishin të shkolluar jashtë vendit dhe vinin nga familje të pasura. Befas, në krahun e oborrit të ambasadës sovjetike në Rrugën e Durrësit në Tiranë, shpërtheu një sasi e pakët dinamiti, nga e cila u thyen vetëm disa xhama. Dhe ja, brenda një nate, sipas listave të përgatitura qysh më parë, u shoqëruan të lidhur mbi treqind vetë, midis tyre, Sabiha Kasimati, dijetare e Institutit të Shkencave, Jonuz Kaceli, nga familja e madhe e Kacelëve, Fejzi Dika, i lauruar në Montepelier për filozofi dhe pedagogji, poet e mendimtar patriot, Ing. Vasil Noçka, një prej yjeve të Universitetit të Shtutgardit, Prof. Ibrahim Babamusta, personalitet i njohur i kulturës perëndimore, Gaqo Qano, doktor i kirurgjisë dentare, i kthyer nga studimet në SHBA, Gani Strazimiri, inxhinier i shquar i ndërtimit, Rrok Radovani, profesor i kimisë, Tefik Gabrani, ekonomist, zotërues i disa gjuhëve, patriot i kthyer nga Selaniku në atdhe për Kosovën e shumë të tjerë.

Nga listat e zeza nën diktatin e Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut u përzgjodhën për pushkatim 22 vetë, të gjithë banues në Tiranë. Shumë njerëz qenë të bindur se atentati dhe arrestimet u kryen me urdhër nga lart, me anën e shërbimit të fshehtë, me emrin Sigurimi i Shtetit, duke fashitur kështu ëndrrat e shpresat e qytetarëve për shembjen e diktaturës. Asnjë nuk u pyet për ngjarjen e bujshme me dinamit, por veç për ndodhi e biografi të paraluftës. Madje, pati zyrtarë rusë, që ndërhynë për lirimin e disave prej tyre. Ishte koha, kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, po bënin hapat e para. Viktimat e terrorit komunist, të pushkatuar pa faj e pa gjyq, më 26 shkurt 1951 pranë Urës së Beshirit. Të lidhur tok me tela u varrosën në një gropë të përbashkët, një krim barbar i padëgjuar në histori. Pas ekzekutimit të viktimave, që shkuan drejt vdekjes pa e ditur pse, dokumentet gjyqësore u plotësuan të mangëta.

Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, merret vesh një vandalizëm i paparë, se më datën 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh fantazmë i përbërë nga tre vetë, pa praninë e prokurorit, kishte dhënë vendimin e dënimit me vdekje për 22 të vdekur! Në atë dokument të turpshëm mungon sërish një nënshkrim.

JONUZ KACELI

Njëri prej intelektualëve të pushkatuar ishte Jonuz Kaceli. I lindur në vitin 1908 në Tiranë, Jonuz Kaleci i përkiste shtresës së tregtarëve, një kategori që tradicionalisht kishte një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe shoqërore të qytetit. Si shumë të tjerë të kohës, ai u përfshi në mënyrën e tij në zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj periudhe, ai ndihmoi forcat partizane, duke besuar se ato përfaqësonin një të ardhme më të drejtë për vendin. Ky angazhim, megjithatë, nuk do të shpërblehej me mirënjohje. Pas vendosjes së regjimit komunist, shumë prej atyre që kishin kontribuar në mënyra të ndryshme gjatë luftës, por që nuk përputheshin plotësisht me vijën ideologjike të pushtetit të ri, u panë me dyshim. Edhe Kaceli u zhgënjye shpejt nga realiteti i ri politik. Nga një mbështetës i hershëm, ai u kthye në një individ të padëshiruar për sistemin. Goditja ndaj tij dhe familjes erdhi në mënyrë të ashpër në vitin 1948, kur ata u dëbuan nga shtëpia e tyre.

Kjo ishte një praktikë e zakonshme e kohës: konfiskimi i pronës dhe zhvendosja e detyruar e familjeve që konsideroheshin “të pabesueshme” politikisht. Por kjo ishte vetëm fillimi i një tragjedie më të madhe. Emri i Jonuz Kacelit përfundoi në listat e Sigurimit të Shtetit, në mesin e atyre që konsideroheshin armiq potencialë dhe që mund të eliminoheshin fizikisht. Klima e viteve të para pas luftës, veçanërisht fundi i viteve ’40 dhe fillimi i viteve ’50, karakterizohej nga paranojë politike, spastrime dhe ndëshkime të rënda ndaj çdo elementi të dyshuar. Më 20 shkurt 1951, ai u arrestua. Arrestimi i tij ishte pjesë e një vale represioni të gjerë. Në hetuesi, Kaceli iu nënshtrua torturave, një praktikë e përdorur për të nxjerrë dëshmi, shpesh të fabrikuara, dhe për të justifikuar ndëshkimet e mëvonshme. Hetuesia në atë kohë nuk synonte të vërtetën, por konfirmimin e akuzave të parapërcaktuara. Vetëm pesë ditë pas arrestimit, më 25 shkurt 1951, jeta e tij mori fund në mënyrë brutale. Ai u vra në qeli nga oficerët e Sigurimit. Nuk pati gjyq të drejtë, nuk pati mundësi mbrojtjeje, vetëm një fund i heshtur dhe i dhunshëm, si për shumë të tjerë në atë periudhë. Më vonë, sipas një dëshmitari, thuhet se ministri i Brendshme Mehmet Shehu e vrau me torturat dhe e hodhi nga dritarja. Jonuz Kaleci u dërgua në gropën e vdekjes, pasi ishte vrarë më parë nga torturat.

Familja

Por historia nuk përfundon me vdekjen e Jonuz Kacelit. Regjimi komunist kishte një qasje ndëshkuese kolektive: familja konsiderohej përgjegjëse po aq sa individi. Më 2 mars 1951, vetëm pak ditë pas vrasjes së tij, familja e Jonuz Kalecit u dëbua nga Tirana dhe u dërgua në Skrapar. Dokumenti zyrtar që shoqëronte këtë dëbim është një dëshmi e ftohtë burokratike e një tragjedie njerëzore.

Në të thuhej: “Dërgohen në atë qytet të dëbuar nga Tirana familjet e disa reaksionarëve të pushkatuar këto kohët e fundit për aktivitet terrorist kundra Pushtetit Popullor. Këto janë: 1) Familja e Jonuz Kacelit. Interesohuni për sistemimin e saj në ndonjë ndërtesë, gjithashtu t’u gjendet ndonjë punë sa për të siguruar bukën e gojës”. Ky formulim tregon qartë se si shteti i trajtonte njerëzit si dosje dhe kategori, jo si qenie njerëzore me dinjitet. Familja e tij u reduktua në një problem administrativ: një grup njerëzish që duhej sistemuar diku dhe mbajtur gjallë në minimum. Historia e Jonuz Kacelit është, në thelb, historia e një njeriu që besoi, u zhgënjye dhe më pas u shkatërrua nga sistemi që dikur kishte ndihmuar. Historia e Jonuz Kacelit nuk është vetëm e së kaluarës, ajo është një kujtesë e vazhdueshme për vlerën e lirisë, të drejtës dhe dinjitetit njerëzor.

Ai urdhër i lëshuar nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu për pushkatimin e 22 personave si të “akuzuar” për terrorizëm, nuk vrau vetëm ata njerëz, fati i të cilëve ishte i destinuar të fundosej nga armët e regjimit. Sistemi nuk u mori vetëm jetën atyre, por goditi dijen, sulmoi intektualizmin dhe rrënoi klasën e pasur. U gjet si shkak hedhja e një bombe në ish-Ambasadën e Bashkimit Sovjetik për të nisur spastrimin e njerëzve të ditur specialistë në fusha të ndryshme, që dyshoheshin si kundërshtarë të sistemit komunist. Duke analizuar se çfarë personifikonin të pushkatuarit 26 shkurtit 1951, u kuptua qartë se që të gjithë ishin rrethuar nga lapsi i kuq dhe pritej vetëm momenti që tu dorëzoheshin për pushkatim agjentëve të Sigurimit të Shtetit. Formimi profesional i shumë prej të pushkatuarve tregoi se nuk ishte vetëm një krim i zakonshëm nga dosja e zezë e komunizmit, por plumbat e derdhur mbi trupin e 22 personave synonin të vrisnin frymën antikomuniste./Gazeta Panorama

JU REKOMANDOJMË

Si u ndërtua projekti serbomadh për ndarjen e Shqipërisë në shekullin XIX! Agjentët, kryengritjet dhe propaganda, mekanizmat e politikës së Beogradit

Si u ndërtua projekti serbomadh për ndarjen e Shqipërisë në shekullin XIX! Agjentët, kryengritjet dhe propaganda, mekanizmat e politikës së Beogradit
11/04/2026 - 11:49

Shkruan: KASTRIOT KOTONI Në programin e ministrit të Brendshëm, Ilia Garashanin të Serbisë më 1844, në të cilin ndër të tjera ky program për zgjerimin e Serbisë quhej...

Më shumëDetails

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare
10/04/2026 - 17:03

Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, është pajisur me pasaportë shqiptare. Vendimi për dhënien e shtetësisë shqiptare është miratuar me një dekret të veçantë nga Presidenti...

Më shumëDetails

Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”
09/04/2026 - 20:45

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë informon qytetarët shqiptarë se, duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në...

Më shumëDetails

Minatori shpëtohet pasi mbeti i bllokuar nën tokë për 14 ditë

Minatori shpëtohet pasi mbeti i bllokuar nën tokë për 14 ditë
09/04/2026 - 14:34

Pas 14 ditësh të bllokuar në një minierë ari dhe argjendi në Meksikë, një punëtor është nxjerrë i gjallë, ndërsa dy të tjerë kanë vdekur. Presidentja Claudia Sheinbaum...

Më shumëDetails

36 orë i vetëm në shkretirën e Isfahanit derisa Irani jepte para për kokën e tij, si e shpëtoi CIA pilotin amerikan përmes rrahjeve të zemrës

36 orë i vetëm në shkretirën e Isfahanit derisa Irani jepte para për kokën e tij, si e shpëtoi CIA pilotin amerikan përmes rrahjeve të zemrës
09/04/2026 - 13:57

Mediumi amerikan “New York Post” shkruan se CIA përdori një teknologji të re tepër sekrete të njohur si “Ghost Murmur” për të gjurmuar dhe shpëtuar pilotin e dytë...

Më shumëDetails

Greqia pritet të njoftojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Greqia pritet të njoftojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
08/04/2026 - 15:46

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pritet të njoftojë këtë të mërkurë një ndalim të aksesit në mediat sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Kështu raporton Reuters referuar njoftimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Njoftim i MINT: Ja sa janë sot çmimet maksimale të naftës dhe benzinës

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • I vazhdohet paraburgimi Agim Gërbeshit, i dyshuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ndrron jetë në QKUK i dyshuari që shtiu drejt të dashurës e më pas qëlloi edhe veten

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë