Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve

11/04/2026 - 11:47
në Ndryshe
A A
A e vrau Mehmet Shehu më 1951 Jonuz Kacelin? Ç’ndodhi 5 ditët e hetuesisë, dëshmia! Pushkatimi i 22 intelektualëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22 intelektualë të Tiranës. Ata konsideroheshin nga regjimi si antikomunistë që ishin të shkolluar jashtë vendit dhe vinin nga familje të pasura. Befas, në krahun e oborrit të ambasadës sovjetike në Rrugën e Durrësit në Tiranë, shpërtheu një sasi e pakët dinamiti, nga e cila u thyen vetëm disa xhama. Dhe ja, brenda një nate, sipas listave të përgatitura qysh më parë, u shoqëruan të lidhur mbi treqind vetë, midis tyre, Sabiha Kasimati, dijetare e Institutit të Shkencave, Jonuz Kaceli, nga familja e madhe e Kacelëve, Fejzi Dika, i lauruar në Montepelier për filozofi dhe pedagogji, poet e mendimtar patriot, Ing. Vasil Noçka, një prej yjeve të Universitetit të Shtutgardit, Prof. Ibrahim Babamusta, personalitet i njohur i kulturës perëndimore, Gaqo Qano, doktor i kirurgjisë dentare, i kthyer nga studimet në SHBA, Gani Strazimiri, inxhinier i shquar i ndërtimit, Rrok Radovani, profesor i kimisë, Tefik Gabrani, ekonomist, zotërues i disa gjuhëve, patriot i kthyer nga Selaniku në atdhe për Kosovën e shumë të tjerë.

Nga listat e zeza nën diktatin e Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut u përzgjodhën për pushkatim 22 vetë, të gjithë banues në Tiranë. Shumë njerëz qenë të bindur se atentati dhe arrestimet u kryen me urdhër nga lart, me anën e shërbimit të fshehtë, me emrin Sigurimi i Shtetit, duke fashitur kështu ëndrrat e shpresat e qytetarëve për shembjen e diktaturës. Asnjë nuk u pyet për ngjarjen e bujshme me dinamit, por veç për ndodhi e biografi të paraluftës. Madje, pati zyrtarë rusë, që ndërhynë për lirimin e disave prej tyre. Ishte koha, kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, po bënin hapat e para. Viktimat e terrorit komunist, të pushkatuar pa faj e pa gjyq, më 26 shkurt 1951 pranë Urës së Beshirit. Të lidhur tok me tela u varrosën në një gropë të përbashkët, një krim barbar i padëgjuar në histori. Pas ekzekutimit të viktimave, që shkuan drejt vdekjes pa e ditur pse, dokumentet gjyqësore u plotësuan të mangëta.

Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, merret vesh një vandalizëm i paparë, se më datën 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh fantazmë i përbërë nga tre vetë, pa praninë e prokurorit, kishte dhënë vendimin e dënimit me vdekje për 22 të vdekur! Në atë dokument të turpshëm mungon sërish një nënshkrim.

JONUZ KACELI

Njëri prej intelektualëve të pushkatuar ishte Jonuz Kaceli. I lindur në vitin 1908 në Tiranë, Jonuz Kaleci i përkiste shtresës së tregtarëve, një kategori që tradicionalisht kishte një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe shoqërore të qytetit. Si shumë të tjerë të kohës, ai u përfshi në mënyrën e tij në zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj periudhe, ai ndihmoi forcat partizane, duke besuar se ato përfaqësonin një të ardhme më të drejtë për vendin. Ky angazhim, megjithatë, nuk do të shpërblehej me mirënjohje. Pas vendosjes së regjimit komunist, shumë prej atyre që kishin kontribuar në mënyra të ndryshme gjatë luftës, por që nuk përputheshin plotësisht me vijën ideologjike të pushtetit të ri, u panë me dyshim. Edhe Kaceli u zhgënjye shpejt nga realiteti i ri politik. Nga një mbështetës i hershëm, ai u kthye në një individ të padëshiruar për sistemin. Goditja ndaj tij dhe familjes erdhi në mënyrë të ashpër në vitin 1948, kur ata u dëbuan nga shtëpia e tyre.

Kjo ishte një praktikë e zakonshme e kohës: konfiskimi i pronës dhe zhvendosja e detyruar e familjeve që konsideroheshin “të pabesueshme” politikisht. Por kjo ishte vetëm fillimi i një tragjedie më të madhe. Emri i Jonuz Kacelit përfundoi në listat e Sigurimit të Shtetit, në mesin e atyre që konsideroheshin armiq potencialë dhe që mund të eliminoheshin fizikisht. Klima e viteve të para pas luftës, veçanërisht fundi i viteve ’40 dhe fillimi i viteve ’50, karakterizohej nga paranojë politike, spastrime dhe ndëshkime të rënda ndaj çdo elementi të dyshuar. Më 20 shkurt 1951, ai u arrestua. Arrestimi i tij ishte pjesë e një vale represioni të gjerë. Në hetuesi, Kaceli iu nënshtrua torturave, një praktikë e përdorur për të nxjerrë dëshmi, shpesh të fabrikuara, dhe për të justifikuar ndëshkimet e mëvonshme. Hetuesia në atë kohë nuk synonte të vërtetën, por konfirmimin e akuzave të parapërcaktuara. Vetëm pesë ditë pas arrestimit, më 25 shkurt 1951, jeta e tij mori fund në mënyrë brutale. Ai u vra në qeli nga oficerët e Sigurimit. Nuk pati gjyq të drejtë, nuk pati mundësi mbrojtjeje, vetëm një fund i heshtur dhe i dhunshëm, si për shumë të tjerë në atë periudhë. Më vonë, sipas një dëshmitari, thuhet se ministri i Brendshme Mehmet Shehu e vrau me torturat dhe e hodhi nga dritarja. Jonuz Kaleci u dërgua në gropën e vdekjes, pasi ishte vrarë më parë nga torturat.

Familja

Por historia nuk përfundon me vdekjen e Jonuz Kacelit. Regjimi komunist kishte një qasje ndëshkuese kolektive: familja konsiderohej përgjegjëse po aq sa individi. Më 2 mars 1951, vetëm pak ditë pas vrasjes së tij, familja e Jonuz Kalecit u dëbua nga Tirana dhe u dërgua në Skrapar. Dokumenti zyrtar që shoqëronte këtë dëbim është një dëshmi e ftohtë burokratike e një tragjedie njerëzore.

Në të thuhej: “Dërgohen në atë qytet të dëbuar nga Tirana familjet e disa reaksionarëve të pushkatuar këto kohët e fundit për aktivitet terrorist kundra Pushtetit Popullor. Këto janë: 1) Familja e Jonuz Kacelit. Interesohuni për sistemimin e saj në ndonjë ndërtesë, gjithashtu t’u gjendet ndonjë punë sa për të siguruar bukën e gojës”. Ky formulim tregon qartë se si shteti i trajtonte njerëzit si dosje dhe kategori, jo si qenie njerëzore me dinjitet. Familja e tij u reduktua në një problem administrativ: një grup njerëzish që duhej sistemuar diku dhe mbajtur gjallë në minimum. Historia e Jonuz Kacelit është, në thelb, historia e një njeriu që besoi, u zhgënjye dhe më pas u shkatërrua nga sistemi që dikur kishte ndihmuar. Historia e Jonuz Kacelit nuk është vetëm e së kaluarës, ajo është një kujtesë e vazhdueshme për vlerën e lirisë, të drejtës dhe dinjitetit njerëzor.

Ai urdhër i lëshuar nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu për pushkatimin e 22 personave si të “akuzuar” për terrorizëm, nuk vrau vetëm ata njerëz, fati i të cilëve ishte i destinuar të fundosej nga armët e regjimit. Sistemi nuk u mori vetëm jetën atyre, por goditi dijen, sulmoi intektualizmin dhe rrënoi klasën e pasur. U gjet si shkak hedhja e një bombe në ish-Ambasadën e Bashkimit Sovjetik për të nisur spastrimin e njerëzve të ditur specialistë në fusha të ndryshme, që dyshoheshin si kundërshtarë të sistemit komunist. Duke analizuar se çfarë personifikonin të pushkatuarit 26 shkurtit 1951, u kuptua qartë se që të gjithë ishin rrethuar nga lapsi i kuq dhe pritej vetëm momenti që tu dorëzoheshin për pushkatim agjentëve të Sigurimit të Shtetit. Formimi profesional i shumë prej të pushkatuarve tregoi se nuk ishte vetëm një krim i zakonshëm nga dosja e zezë e komunizmit, por plumbat e derdhur mbi trupin e 22 personave synonin të vrisnin frymën antikomuniste./Gazeta Panorama

JU REKOMANDOJMË

Spitali i Mitrovicës kryen me sukses një operacion kompleks, pacientit i hiqet një tumor masiv nga trupi

Spitali i Mitrovicës kryen me sukses një operacion kompleks, pacientit i hiqet një tumor masiv nga trupi
07/05/2026 - 11:01

Një intervenim kompleks kirurgjik është realizuar me sukses në Spitalin e Mitrovicës. Spitali njofton se operacioni është kryer tek një pacient nga qyteti i Mitrovicës, i cili vuante...

Më shumëDetails

Krimi më i çuditshëm i shekullit 18: “Vjedhja e erës” në Londër që habit edhe sot

Krimi më i çuditshëm i shekullit 18: “Vjedhja e erës” në Londër që habit edhe sot
07/05/2026 - 10:37

Një ngjarje e pazakontë e Londrës së vitit 1730 po rikthehet në vëmendjen e publikut, pasi historianët kanë dokumentuar një rast që konsiderohet si një nga krimet më...

Më shumëDetails

Ronaldo blen një nga veturat më të shtrenjta në botë, Cabriolet unik me ngjyrat e Al Nassr

Ronaldo blen një nga veturat më të shtrenjta në botë, Cabriolet unik me ngjyrat e Al Nassr
05/05/2026 - 22:19

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, po tërheq sërish vëmendjen jashtë fushës. Ky 41-vjeçar njihet jo vetëm për numrin e tij të pabesueshëm të golave të shënuar (971),...

Më shumëDetails

Boris Yeltsin çoi aeroplan për t’i kthyer në Kaukaz në vitin ’99 -historia e panjohur e çerkezëve në Kosovë

Boris Yeltsin çoi aeroplan për t’i kthyer në Kaukaz në vitin ’99 -historia e panjohur e çerkezëve në Kosovë
05/05/2026 - 16:08

Gjatë luftës në Kosovë, NATO pauzoi bombardimet e saj në mënyrë që çerkezët e Kosovës, të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Kështu raporton OCMedia, ku shtohet se, më...

Më shumëDetails

Arkitektura e barazisë: Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?

Arkitektura e barazisë: Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?
03/05/2026 - 18:00

Në fshatra, por edhe në zona urbane të Kosovës, vërehen shpesh vargje shtëpish thuajse identike - nga plani i ndërtimit, e deri te fasada dhe oborret. Sipas sociologut...

Më shumëDetails

24-vjeçari e shpall veten mbret dhe fillon të “pushtojë” Zvicrën

24-vjeçari e shpall veten mbret dhe fillon të “pushtojë” Zvicrën
03/05/2026 - 15:26

Kurorëzimi i “Mbretit të Zvicrës ” ishte një ceremoni plot solemnitet. Një kor këndoi ndërsa Jonas Lauwiner, atëherë 24 vjeç, u gjunjëzua, duke pritur që një kurorë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike, raportohet se katër prej tyre janë policë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë