U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është pyetur nëse është në dijeni se ka pamje të AP të datës 16 janar në xhaminë e Reçakut ku besohet se ai shiheni pranë gjyqtares Danica Marinkoviq.
Ai e mohoi këtë, duke thënë se nëse del një fotografi e tij në Reçak para vitit 2001 jep dorëheqje dhe largohet nga Kosova.
“Kurrë, absolutisht kurrë, kurrë, kurrë në jetën time s’kam qenë në Reçak deri në vitin 2001. Mund të shihni figura cfarë të doni, me cfarëdo ekspertize, me cfarëdo eksperti vendor e ndërkombëtar, nëse del fotografia ime dhe nëse dal unë aty si pjesëmarrës jo vetëm që jap dorëheqje sot, por e lëshoj Kosovën, do të iki dhe do të zhzhdukem nga kjo botë sepse nuk bëj gjëra të tilla”, t
“S’do ta kisha problem nëse kisha qenë, sot kisha thënë por diçka që s’ekziston nuk është korrekte të thuhet”, shtoi ai. /GazetaExpress/














