Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Mashtrimi i Kurtit u vërtetua sot në Kuvend – fundi politik i tij ka nisur më 9 shkurt

19/11/2025 - 18:31
në Lajme
A A
Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas seancës së sotme të Kuvendit ku Glauk Konjufca dështoi të votohej për kryeministër, duke e cilësuar procesin si “vërtetim të mashtrimit të madh” nga partia fituese e zgjedhjeve dhe nga Albin Kurti.

Ajo theksoi se nuk ishte e pranishme në seancë për shkaqe shëndetësore, të cilat tha se shpreson t’i tejkalojë shpejt.

Bajrami u shpreh se dita e sotme dëshmoi atë që LDK-ja e ka thënë që nga zgjedhjet e 9 shkurtit: se pretendimi i Kurtit për sigurimin e numrave për formimin e qeverisë ka qenë mashtrim.

“Sot u vërtetua mashtrimi i atij që prej shkurtit ka thënë se i ka numrat për të themeluar Qeverinë; të atij që i ka humbur Kosovës muaj e vite me keqqeverisje, korrupsion, masa ndëshkuese, varfërim dhe ikje të qytetarëve nga vendi,” tha ajo.

Deputetja e LDK-së akuzoi Kurtin për arrogancë politike, duke theksuar insistimin e tij për të votuar vetëm një emër për kryetare të Kuvendit, si dhe dështimin për të arritur një marrëveshje koalicioni me ndonjërën prej partive shqiptare për të shmangur zgjedhjet.

Ajo kritikoi edhe “humbjen e 15 ditëve të tjera” pas daljes së Glauk Konjufcës si mandatar, për të cilën tha se ishte e qartë se do të përfundonte me dështim dhe humbje kohe.

“Thënë troç, kjo kastë politike ia humbi Kosovës plot 5 vjet, por përfituan ata dhe rrethi i tyre nga keqpërdorimi i resurseve shtetërore, për çka një ditë do të japin përgjegjësi,” ka deklaruar ajo.

Bajrami ngriti një sërë akuzash ndaj qeverisë në largim, duke përmendur korrupsionin në energji, rritjen e çmimeve, mosrealizimin e asnjë projekti të rëndësishëm infrastrukturor, si dhe dobësimin e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë.

Sipas saj, “fillimi i fundit politik të Albin Kurtit ka nisur më 9 shkurt”, ndërsa “vula e këtij fundi” do të vendoset në ditën e zgjedhjeve të reja.

JU REKOMANDOJMË

Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti

Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti
08/07/2026 - 11:44

Europianët po përjetojnë një tjetër valë rekord të të nxehtit, por jo të gjithë po preken në të njëjtën masë. Një studim i ri nga Agjencia Europiane e...

Më shumëDetails

Cakolli: Pas certfikimit të zgjedhjeve rrjedh afati për krijimin e Kuvendit, pastaj Qeveria ose Presidenti

Cakolli: Pas certfikimit të zgjedhjeve rrjedh afati për krijimin e Kuvendit, pastaj Qeveria ose Presidenti
08/07/2026 - 11:31

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, nis rrjedhja e afatit për krijimin e institucioneve të reja. Ai ka sqaruar procedurat për...

Më shumëDetails

Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar: Dogana i gjen 128 palë këpucë “firmato” në bagazh

Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar: Dogana i gjen 128 palë këpucë “firmato” në bagazh
08/07/2026 - 11:27

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në pikën kufitare në Han të Elezit, ka ndaluar mallra të dyshuar për cenim të të drejtave të pronësisë. Gjatë kontrollit të...

Më shumëDetails

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson ata

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson ata
08/07/2026 - 11:21

Kryetari i AAK’së, Ardian Gjini, si dhe Daut Haradinaj i kësaj partie kanë hequr dorë nga mandati i deputetit. Bekë Berisha dhe Burim Ramadani do të vijnë në...

Më shumëDetails

SHBA po paguan “miliarda dollarë më shumë seç duhet” për sigurinë e Europës, thotë Trump

SHBA po paguan “miliarda dollarë më shumë seç duhet” për sigurinë e Europës, thotë Trump
08/07/2026 - 11:17

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do t’ua përcjellë ankesat e tij për NATO-n anëtarëve të aleancës gjatë një takimi që do të mbahet më vonë të mërkurën....

Më shumëDetails

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit
08/07/2026 - 11:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit. Me nëntë vota për, KQZ e kaloi këtë pikë të rendit të ditës. Kryetari i KQZ’së,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë