Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka pas 30 ditësh? Osmani paralajmëron pasoja juridike: Do t’i drejtohem gjykatës, dua të sqarohet

04/07/2025 - 15:29
në Lajme
A A
A ka pasoja juridike moskonstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve? Presidentja Osmani planifikon t’i drejtohet Kushtetueses
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për më shumë se një muaj partitë politike e në fakt edhe opinioni publik në tërësi, pritën qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me votimin e fshehtë, si mënyrë për të dalë nga kriza që ka kapluar vendin me moskonstituimin e Kuvendit. Megjithatë, aktgjykimi i Kushtetueses që doli me 26 qershor, nuk ndihmoi pothuajse aspak me paqartësitë e krijuara, duke lejuar kështu ‘mjegullën’ e interpretimeve të ndryshme të vazhdoj pa ndonjë rezultatet konkret. Të vetmen gjë që e mirëpriti sfera politike nga aktgjykimi në fjalë, ishte afatizimi kohor prej 30 ditësh për konstituimin e kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja deklaroi se deputetët ‘‘duhet që sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë të përfundojnë Seancën Konstituive të Kuvendit duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e tij’’.

Edhe pse e qartë në afatizim, gjykata s’u tregua e qartë në pasojat potenciale që mund të krijohen në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda kësaj kohe.

Duke parë se partitë po vazhdojnë me avazin e njëjtë edhe pas vendimit të Kushtetueses, shumë shpjet u ngrit pyetja: Çfarë pas 30 ditësh?

Për këtë, vëmendja kryesore u bartë tek presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e që e cila pikërisht lidhur me këtë çështje dha komentet e saja.

E njëjta tha se kur diçka është e detyrueshme, në rast të mos përmbushjes së saj si obligim ‘‘do të ketë pasoja juridike’’.

‘‘Nuk e di nëse në këto lëndë është kërkuar masë e përkohshme që të mos ecë afati, nëse nuk ka masë të përkohshme për mosrrjedhjen e afatit, neve na kanë mbetur më pak se 25 ditë dhe aktgjykimi i Gjykatës nuk e lejon si opsionale konstituimin brenda 30 ditësh, por e qartësoj duke marrë për bazë edhe interpretime të shteteve të ndryshme në sistem të ngjashëm kushtetues, e sa herë që kjo është e detyrueshme. Ajo çka e kam përmendur është që kur diçka është e detyrueshme në aspektin kushtetues, do të thotë se moskryerja e detyrimit nuk ec pa pasoja – do të ketë pasoja juridike. Nuk është që ne mund të presim që Gjykata do të thotë: mirë, pas 30-ditësh vazhdoni njësoj’’, tha ajo në një deklarim të bërë sot.

Edhe pse ajo paralajmëroi pasoja juridike, Osmani la të nënkuptohet se për të ditur cilat janë ato duhet përgjigje nga Kushtetuesja, të cilës, ajo tha se planifikon t’i drejtohet në rast të moskonstituimit të Kuvendit.

‘‘Unë planifikoj, në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt, që t’i drejtohem Gjykatës me kërkesë për sqarim, lidhur me atë se çka pas 30 ditësh, sepse dua të sqarohet se cila është pasoja juridike e moskryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh”, ka deklaruar presidentja.

Ndryshe, Osmani dy ditët e fundit ka zhvilluar takimet e dyta të saj me partitë politike pikërisht lidhur me këtë çështje. Edhe pse takimin e parë me partitë e mëdha ajo e bëri bashkërisht, të dytin, liderët i takoi veç e veç. Sidoqoftë, rezultati ishte i njëjtë. Partitë mbeten në qëndrimet e tyre, duke lejuar që ngërçi të vazhdoj.

JU REKOMANDOJMË

Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë
Lajme

Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

04/07/2025 - 20:51
Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina e fajëson Rusinë
Lajme

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina e fajëson Rusinë

04/07/2025 - 20:19
ILEAA Group vazhdon me sukses projektet në fushën e fibrës optike në Gjermani
Lajme

ILEAA Group vazhdon me sukses projektet në fushën e fibrës optike në Gjermani

04/07/2025 - 20:09
Ferat Shala: Deklaratat e Kurtit për ish-krerët e UÇK-së tregojnë mungesë etike dhe përçarje politike
Lajme

Ferat Shala: Deklaratat e Kurtit për ish-krerët e UÇK-së tregojnë mungesë etike dhe përçarje politike

04/07/2025 - 19:58
KEK thotë se projekti A3 nuk është anuluar, por është pezulluar përkohësisht për shkak të një ankese
Lajme

KEK thotë se projekti A3 nuk është anuluar, por është pezulluar përkohësisht për shkak të një ankese

04/07/2025 - 19:42
Kurti uron oficerët e rinj të FSK-së: Ushtria jonë po bëhet më e fortë çdo ditë
Lajme

Kurti uron oficerët e rinj të FSK-së: Ushtria jonë po bëhet më e fortë çdo ditë

04/07/2025 - 19:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Flet avokati i Thaçit, pasi Kurti aludoi se ish-presidenti jep instruksione politike nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Përfundon me të lënduar një përleshje familjare në Mitrovicë – arrestohen 4 persona, 2 përfundojnë në ndalim 48 orë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë: “Dehari ka të drejtë”, “pa votim”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë