Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbyllet laboratori i “Euromed Group”, pronari Leart Jakupit jep sqarime

03/07/2025 - 20:50
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Mbyllet laboratori i “Euromed Group”, pronari Leart Jakupit jep sqarime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

(Artikull i përditësuar 05.07.2025)Në bazë të deklarimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Veriu.info kishte raportuar me 3 korrik për mbylljen e poliklinikës “Euromed Group” Sh.P.K. për shkak të operimit pa licencë.

Mirëpo, në një deklarim të, Leart Jakupi, pronar i “Euromed” për Veriu.info, ai e ka mohuar kategorikisht mbylljen e poliklinikës së tij, duke thënë se eështë mbyllur vetëm laboratori, për të cilën mbyllje thotë se kishte bërë kërkesë para disa muajsh.

Jakupi ka ofruar edhe procesverbalin e inspektimit të Inspektorëve Shëndetësor, ku shihet se inspektimi është kryer për funksionim të laboratorit pa licencë, ku në fund të tij shkruan se është bërë vetëm mbyllja e përkohëshme e veprimtarisë së laboratorit.

Leart Jakupi thotë se në përputhje me aktet ligjore në fuqi, ka lidhur marrëveshje me spitalin “SIADO” për të shfrytëzuar laboratorin e tij për analiza, për çka edhe ka ofruar dokumentin e nënshkruar dhe aprovuar nga Bordi për Licencim të Institucioneve të Kujdesit Privat Shëndetësor.

Reagim i “EUROMED”:

—-

Javën e kaluar inspektorati shëndetësor ka mbyllur 8 institucione shëndetësore private të cilat po operonin pa licencë.

Ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, në një njoftim kishte thënë se inspektorati shëndetësor po përkujdeset të garantoj respektim të ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore.

Veriu.info ka kërkuar qasje në dokumente publike në Ministrisë e Shëndetësisë në vendimet për mbylljen e këtyre institucioneve shëndetësore private, por që në një përgjigja nga ministria kemi pranuar vetëm listën me emrat e institucioneve që janë mbyllur, pasi që janë arsyetur se vendimet dhe raportet e inspektimeve janë në fazën e përgatitjes nga inspektorët e rastit.

Në përgjigjen e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë për Veriu.info, shihet se në mesin e institucioneve që janë mbyllur është edhe poliklinika “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi.

Data e inspektimit në këtë klinikë nga inspektorati shëndetësor është 24.06.2025, me ç’rast është marrë vendim për mbylljen e saj.

Foto: Leart Jakupi - pronar i EUROMED
Foto: Leart Jakupi – pronar i EUROMED

JU REKOMANDOJMË

Kajtazi: Aktakuza e Rozeta Hajdarit konfirmon se Albin Kurti është i korruptuar
Kryesore

Kajtazi: Aktakuza e Rozeta Hajdarit konfirmon se Albin Kurti është i korruptuar

16/11/2025 - 22:27
Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave
Kryesore

Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave

16/11/2025 - 21:22
Vjosa Osmani në intervistë me Politico: Kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale, nuk ka banda kriminale në vendin tonë
Kryesore

Vjosa Osmani në intervistë me Politico: Kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale, nuk ka banda kriminale në vendin tonë

16/11/2025 - 21:09
Gruda, PDK: Qeveria e Vetëvendosjes ka dorë në moszbardhjen e Rastit Dehari
Kryesore

‘51,42% të vendvotimeve në Mitrovicë me kod të gabuar’: Kështu e kontestoi Gruda vendimin e PZAP-së në Supreme

16/11/2025 - 19:50
Punëtorët e RTK-së nesër në grevë
Kryesore

Punëtorët e RTK-së nesër në grevë

16/11/2025 - 19:47
Gucati për Clarkun: Do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale
Kryesore

Gucati për Clarkun: Do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale

16/11/2025 - 19:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    “Aksham pazari” me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Numërohen votat e diasporës, Ruzhdi Shehu mposht Agron Kuçin në Junik

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • E tmerrshme: Hysamedin Feraj e quan PDK-në dhe LDK-në “djem të Serbisë”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Visar Ymeri i tregon “koalicionet” e VV’së në balotazh- Kurti tha se të gjithë u bënë bashkë kundër tyre

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë