Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A ka Qeveria në detyrë e Kosovës legjitimitet për dialog me Serbinë?

13/06/2025 - 11:05
në Kryesore, Lajme
A A
A ka Qeveria në detyrë e Kosovës legjitimitet për dialog me Serbinë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas rundit të fundit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, më 10 qershor, në nivel të kryenegociatorëve, emisari evropian, Peter Sorensen, paralajmëroi përgatitjet për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të procesit për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Por, vazhdimi i dialogut me palën serbe nga Qeveria në detyrë e Albin Kurtit po kundërshtohet në Kosovë, ku Kuvendi ende nuk e ka përmbyllur procesin e konstituimit, që do t’i hapte rrugë formimit të ekzekutivit të ri.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kontestoi legjitimitetin e kryenegociatorit aktual, Besnik Bislimi, për t’u angazhuar në bisedime me Serbinë, pas takimit që ai zhvilloi të martën me homologun serb, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

Edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) konsiderojnë se Qeveria në detyrë nuk ka mandat legal dhe as legjitim për të vazhduar dialogun me Serbinë.

“Mandati kushtetues [4-vjeçar] i kësaj Qeverie ka përfunduar më 22 mars dhe, prej asaj kohe, ajo ushtron vetëm funksione kujdestare, të kufizuara në menaxhimin e përditshëm të punëve publike”, thotë Naim Jakaj nga kjo organizatë, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë (REL).

Sipas tij, Qeveria në detyrë nuk ka as mbështetjen politike të Kuvendit, e as mandatin për të ndërmarrë veprime që krijojnë pasoja të qëndrueshme për shtetin, përfshirë këtu edhe marrëveshje ndërkombëtare të natyrës politike apo juridike.

“Dialogu me Serbinë është një proces që kërkon vendimmarrje politike të nivelit të lartë dhe përgjegjësi të plotë institucionale – gjë që një qeveri në detyrë nuk mund ta përmbushë, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Qeverinë”, thekson Jakaj.

LDK dhe PDK kundërshtojnë, BE hesht

LDK-ja, përmes një komunikate, tha se çdo marrëveshje apo angazhim eventual i ndërmarrë në këtë fazë në dialogun me Serbinë “nuk do të prodhojë obligime për Kosovën”.

Deputeti dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë për REL-in se, në kontekstin e dialogut me Serbinë, as Bislimi dhe as kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti, “nuk kanë mandat të vendosin për asgjë, deri në votimin e qeverisë së re”.

Për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), shkuarja e Bislimit në takimin trepalësh me Sorensenin dhe Petkoviqin ishte “udhëtim i kotë”.

“Ai takim ka qenë ndoshta njëfarë arsyetimi për të tri palët që kanë marrë pjesë aty, se kinse po bëjmë diçka. Por, prej atyre takimeve, nuk besoj që do të ketë çfarëdo rezultati të fundit”, u shpreh kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, para gazetarëve.

Megjithatë, asnjëra nga partitë nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se si dhe ku do ta kontestonin ligjërisht çfarëdo pajtimi eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çfarëdo qoftë, në fazën e tanishme.

Zyra e zëvendëskryeministrit në detyrë, Bislimi, nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it që të komentojë pretendimet e PDK-së dhe LDK-së para dërgimit të këtij newsletter-i në adresat e abonuesve, të enjten, por vetë Bislimi, më vonë, përmes një postimi në Facebook, i është përgjigjur akuzave të LDK-së.

“Nuk ka marrëveshje apo obligime të reja që rrjedhin nga Brukseli. Ato veçse janë ekzistuese dhe duhet të zbatohen. Në këtë fazë nuk po negociohet në Bruksel një marrëveshje e re. E kemi Marrëveshjen Bazike që më shumë se dy vite, por ajo duhet zbatuar”, ka shkruar ai.

“Mandati si zëvendëskryeministër në detyrë është mandat legjitim, demokratik, kushtetues dhe ligjor, për të udhëhequr sipas kompetencave shtyllat e integrimit evropian, zhvillimit dhe dialogut”, ka thënë Bislimi.

Ndërkaq, BE-ja nuk i është përgjigjur interesimit të REL-it se a përbën situata aktuale politike në Kosovë, më konkretisht fakti që qeveria është në detyrë, një sfidë për vazhdimin e procesit të dialogut.

Kufizimet e Qeverisë në detyrë

Por, Jakaj nga IKD-ja thekson se BE-ja, si lehtësuese e dialogut, ndjek një qasje pragmatike për të ruajtur vazhdimësinë e procesit dhe për të shmangur mungesën diplomatike.

“Edhe pse është e vetëdijshme për statusin e kufizuar të Qeverisë së Kosovës, BE-ja ndoshta synon që me takime të nivelit të ulët ose teknik të ruajë një formë të dialogut, pa marrë vendime apo arritur marrëveshje përfundimtare”, thotë Jakaj.

Emisari evropian për dialogun, Sorensen, ka kërkuar edhe një takim me kryenegociatorët në korrik, ndërsa ka paralajmëruar takim të nivelit të lartë – pa saktësuar se kur mund të ndodhë ai.

Jakaj konsideron se në kushtet aktuale, “nuk është as e arsyeshme dhe as e përgjegjshme të planifikohet një takim i nivelit të lartë politik që do të çonte në marrëveshje të reja”.

“Një proces i tillë do të ishte i paqëndrueshëm dhe do të mund të provokonte krizë kushtetuese apo delegjitimim të brendshëm të dialogut”, thotë Jakaj.

Ligji për Qeverinë saktëson se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon qartë ndërmarrjen e vendimeve madhore.

Në këtë kontekst, Jakaj thekson se as kryenegociatori Bislimi, dhe as Qeveria në detyrë, ligjërisht nuk mund të pajtohen apo të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje në këtë fazë, në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë.

Çdo marrëveshje e nënshkruar nga një qeveri në detyrë, thotë ai, mund të trajtohet si juridikisht e pavlefshme, “pasi është arritur pa bazë të plotë kushtetuese dhe jashtë mandatit politik”. /REL

JU REKOMANDOJMË

Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!
Kryesore

Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!

14/06/2025 - 01:24
Ita Gani nga Izraeli: Sulmet iraniane ishin të rrezikshme, qëndruam të mbyllur në dhoma (VIDEO)
Lajme

Ita Gani nga Izraeli: Sulmet iraniane ishin të rrezikshme, qëndruam të mbyllur në dhoma (VIDEO)

14/06/2025 - 01:18
Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri
Lajme

Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri

14/06/2025 - 01:15
Irani: Ky është numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit, shumica gra e fëmijë
Kryesore

Irani: Ky është numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit, shumica gra e fëmijë

14/06/2025 - 01:12
Lajme

Vazhdon kundërpërgjigja e Iranit, shpërthime të fuqishme në Tel Aviv dhe Jerusalem

14/06/2025 - 01:02
Qytetari denoncon produkt të prishur të blerë në Interex Skenderaj
Ekonomi

Qytetari denoncon produkt të prishur të blerë në Interex Skenderaj

13/06/2025 - 23:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë

    Turqia kërkesë të prerë Izraelit

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Thyhet mburoja e Izraelit, raketa iraniane godet qendrën e Tel Avivit (VIDEO)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Pas vrasjes së komandantëve nga Izraeli, lideri iranian merr këtë vendim

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Irani mohon se ka lëshuar dronë drejt Izraelit, ndërsa një zyrtar izraelit thotë se i kanë kapur disa mbi Siri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë