Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A kanë komunitetet propozim për president? Flet Emilija Rexhepi

27/06/2026 - 18:29
në Lajme
A A
A kanë komunitetet propozim për president? Flet Emilija Rexhepi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emilja Rexhepi, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka), ka deklaruar në “Info Magazinë” në Klan Kosova se përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë do të jenë konstruktivë në procesin e formimit të institucioneve dhe se prioritet mbetet konstituimi sa më i shpejtë i tyre.

Ajo tha se renditja e konstituimit të institucioneve ka qenë e njëjtë që nga viti 2009.

Sipas saj, pavarësisht se nga cila parti politike vjen kandidati për kryeministër, ajo do ta mbështesë formimin e institucioneve.

Që nga viti 2009, renditja e konstituimit të institucioneve ka qenë e njëjtë. Fillimisht votohet kryetari i Kuvendit, më pas nënkryetarët, në mënyrë që Kuvendi të jetë plotësisht i konstituuar. Pas kësaj krijohet Qeveria dhe në fund votohet Presidenti i shtetit. Ne si përfaqësues të komuniteteve joshumicë duam të jemi konstruktivë. Pa marrë parasysh se nga cila parti politike vjen kandidati për kryeministër, nëse krijohen kushtet për formimin e institucioneve, unë do ta jap votën time që Kosova të mos stagonjë epse qytetarët presin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione funksionale.
Rexhepi theksoi se sfida më e madhe mbetet zgjedhja e presidentit, pasi për nisjen e këtij procesi nevojitet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë.

Çështja më sfiduese mbetet zgjedhja e Presidentit, pasi për nisjen e procesit nevojiten të paktën 80 deputetë të pranishëm në sallë. Është detyrë e të gjithë neve që sa më shpejt ta konstituojmë Kuvendin, ta formojmë Qeverinë dhe më pas ta zgjedhim Presidentin.

E pyetur se kë do ta mbështesin si komunitet për president, ajo tha se kreu i ardhshëm i shtetit duhet të jetë figurë që bashkon qytetarët.

Është e rëndësishme që president të jetë i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Duhet të jetë një figurë që përfaqëson ndershmërinë, integritetin, kulturën dhe profesionalizmin, një person me të cilin të gjithë qytetarët mund të identifikohen. Dhe mendoj se në Kosovë ka persona të tillë. Nuk do ta mbështesim një kandidat kontrovers që cenon karakterin multietnik të Kosovës. Fillimisht duhet të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, e më pas do të vijë në rend dite zgjedhja e Presidentit.

JU REKOMANDOJMË

Policia sekuestron motoçikletën, tetë kundërvajtje ndaj të dyshuarit që nuk iu bind urdhrave

Policia sekuestron motoçikletën, tetë kundërvajtje ndaj të dyshuarit që nuk iu bind urdhrave
27/06/2026 - 19:29

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten ka lokalizuar një të dyshuar në Gjilan i cili në disa raste, gjatë ngasjes së motoçikletës, nuk ka...

Më shumëDetails

Çështja e gazit, Gashi: VV ishte kundërshtuesja kryesore e gazifikimit të thëngjillit, s’e kemi fuqinë t’i vonojmë projektet amerikane

Çështja e gazit, Gashi: VV ishte kundërshtuesja kryesore e gazifikimit të thëngjillit, s’e kemi fuqinë t’i vonojmë projektet amerikane
27/06/2026 - 19:21

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se, vendi, s’e ka fuqinë institucionale, politike apo ekonomike për të vonuar projekte me interes strategjik amerikan, dhe se,...

Më shumëDetails

Pjetër Shala refuzon Belgjikën për ta vuajtur burgun

Pjetër Shala refuzon Belgjikën për ta vuajtur burgun
27/06/2026 - 19:11

Anëtarja e ekipit mbrojtës të Pjetër Shalës në Hagë, Dzeneta Petraviqa, ka deklaruar se klienti i saj është shprehur i zhgënjyer me trajtimin që, sipas saj, i është...

Më shumëDetails

“Kemi fjetur në tokë, klimat nuk po i lëshojnë, mungon higjiena”-Prindi alarmon për gjendjen në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

“Kemi fjetur në tokë, klimat nuk po i lëshojnë, mungon higjiena”-Prindi alarmon për gjendjen në Klinikën e Pediatrisë në QKUK
27/06/2026 - 18:10

Një prind i është drejtuar redaksisë së Insajderit me një sërë ankesash lidhur me kushtet në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Qytetari, fëmija i...

Më shumëDetails

Rezultatet përfundimtare hapin rrugën për ankesat, KQZ tregon afatin

Rezultatet përfundimtare hapin rrugën për ankesat, KQZ tregon afatin
27/06/2026 - 18:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, duke hapur edhe afatin ligjor për paraqitjen e ankesave. Kryetari i...

Më shumëDetails

32 punëtorë të angazhuar pa procedura ligjore, Auditimi gjen shkelje në Komunën e Kamenicës

32 punëtorë të angazhuar pa procedura ligjore, Auditimi gjen shkelje në Komunën e Kamenicës
27/06/2026 - 17:29

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Komuna e Kamenicës ka angazhuar 32 punëtorë përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta, pa respektuar procedurat e kërkuara me ligj,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Humb jetën kosovari 42 vjeç pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • ShBA-ja kryen sulme kundër Iranit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë