Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A mund të bashkëjetojë ndonjëherë Rusia me Perëndimin

12/03/2022 - 16:49
në Opinione
A A
A mund të bashkëjetojë ndonjëherë Rusia me Perëndimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njerëz të moderuar shpresojnë në largimin e mundshëm të Putinit nga pushteti, dhe në këtë mënyrë do të zgjidhen problemet tona. Ndoshta. Por problemi i vërtetë mund të jetë vetë Rusia. Nuk e kam fjalën për rusët. Nuk po sugjeroj se jemi përballë një psikikekombëtare të errët

Nga Robert Tombs

Kur sheh në TV fytyrën e mbufatur të Vladimir Putinit dhe dëgjon retorikën e tij gjithnjë e më të pambrojtur, është joshëse të supozohet se konflikti aktual në Ukrainë ka të bëjë vetëm me të. Veprimet dhe kërcënimet e tij po e kthejnë Evropën jo vetëm në vitet 1930, apo edhe në vitet 1860 në “luftërat” gjakftohta që zhvillonte Bismarku, apo edhe në vitet 1740 kur Frederiku i Madh aneksoi haptazi rajonin polak të Silezisë dhe i vuri flakën Evropës.

Duke sulmuar një vend sovran dhe paqësor, Putini i është rikthyer një sjellje që daton shumë kohë përpara miratimit të Kartës së Kombeve të Bashkuara,madje edhe para vitit 1815, kur shtetet e lodhura nga lufta që e mposhtën Napoleon Bonapartin krijuan të ashtuquajturin “Koncerti i Evropës” për të ruajtur paqen, me Rusinë cariste që ishte një nga garantet e atij pakti.

Njerëz të moderuar shpresojnë në largimin e mundshëm të Putinit nga pushteti, dhe në këtë mënyrë do të zgjidhen problemet tona. Ndoshta. Por problemi i vërtetë mund të jetë vetë Rusia. Nuk e kam fjalën për rusët. Nuk po sugjeroj se jemi përballë një psikikekombëtare të errët.

Përkundrazi, Rusia si një entitet politik dhe gjeografik, është një përzierje e paqëndrueshme e forcës dhe dobësisë. Për shkak të madhësisë dhe popullsisë së saj, ajo i ka trembur ndër shekuj fqinjët e saj. Por për shkak të prapambetjes së saj të madhe në krahasim me Perëndimin – një prapambetje relative që mbetet konstante –sundimtarët e saj autokratë janëvazhdimisht të frikësuar nga cënueshmëria e tyre dhe të fiksuar pas prestigjit.

Rezultati është retorika kërcënuese dhe agresioni i shpeshtë ndaj shteteve në kufi me të. Dobësia e rusëve është politike po aq sa edhe ushtarake, sa duhet të jesh po aq i çmendur sa Napoleoni apo Hitleri që të guxosh ta pushtosh këtë vend me një shtrirje gjeografike kaq të madhe.

Është diktatura, ajo që e bën Rusinë të rrezikshme për fqinjët por edhe për veten e saj.

Agresiviteti është një çështje e rekordit historik. Të gjitha shtetet e fuqishme e përdorin ndonjëherë forcën. Britania dhe Amerika nuk kanë bërë përjashtim.

Megjithatë, historia e Rusisë e 3 shekujve të fundit e konflikteve të vazhdueshme në kufijtë e saj është e habitshme. Kundër Suedisë dhe Turqisë në shekujt XVIII-XIX. Kundër Polonisë në mënyrë të përsëritur për mbi 300 vjet. Kundër Gjermanisë, që duhet pranuar se ka qenë po aq fajtore.

Dhe më së afërmi kundër Finlandës, Hungarisë, Çekosllovakisë, Afganistanit, Gjeorgjisë, Çeçenisë, Sirisë dhe tani Ukrainës. Një nga faktorët që e shpjegon këtë sjellë është pasiguria që ka Rusia mbi atë se sa e fortë apo e dobët është në të vërtetë. Një pasiguri që ekziston simidis sundimtarëve të saj, po ashtu edhe midis fqinjëve të Rusisë.

Fuqia e Rusisë, në dukje e pamasë, ka rënë në mënyrë të përsëritur kur është testuar seriozisht. Ky është modeli i dy shekujve të fundit. Ushtritë ruse arritën në Paris në vitin 1814, përparimi i tyre më i madh i shënuar ndonjëherë. Bota u impresionua nga gjiganti i ri. Por ajo që pasoi ishte një sagë e besimit të tepruar.

Rusia u përball me Francën dhe Britaninë në Krime në vitin 1853 dhe humbi. Numri i madh i trupave ruse nuk ishte aspak i dobishëm, pasi disa pre tyre nuk arritën dot në front para përfundimit të luftës. Pesëdhjetë vite më vonë erdhi poshtërimi përballë japonezëve.

Në vitin 1914, “ruli rus” supozohej të shtypte gjithçka që ndeshte përpara, por u ndalua nga gjermanët brenda disa javësh. Polakët i goditën fort komunistët në vitin 1920, dhe finlandezët gati e bënë këtë gjënë vitin 1940.

Ne jemi rritur me legjendën e Ushtrisë së Kuqe të pamposhtur që e dërrmoi Wehrmacht-ingjerman. Por triumfi i saj varej nga Britania dhe Amerika të cilat e mbanin të furnizuar,duke i detyruan gjermanët të angazhonin në Perëndim pjesën më të madhe të burimeve të tyre.

Sot po përsëriten të njëjtat probleme:distancë, logjistikë e dështuar, prapambetje teknologjike, një numër i lartë viktimash dhe një motivim i dobët që buron nga një sistem ushtarak brutal që u shërben regjimeve të ashpra autokratike. Lufta solli kërcënimin e shpërthimit tërevolucionit në vitet 1820, 1850, 1905, 1917, 1989.

Po tani në vitin 2022? Gjithsesi, shpresat për liri u shkatërruan pa mëshirë. Kjo është edhe arsyeja e problemit tjetër që ka Rusia, si në raport me fqinjët ashtu edhe me vetveten:pamundësia për të krijuar një demokraci liberale.

Rusia ka pasur prej shekujsh një elitë të sofistikuar në aspektin kulturor. Shumë prej këtyre të fundit kanë adoptuar sjelljet perëndimore. Por elita ishte e vogël në numër, dhe kishte shumë për të humbur:hendeku midis të pasurve dhe të varfërve në Rusi ka qenë gjithmonë i madh, madje edhe nën komunizëm, kur barazia nominale maskonte privilegjet e mëdha të kastës drejtuese.

Autokratët rusë i kanë kthyer vazhdimisht masat kundër liberalëve, që janë akuzuar për njëdashuri të tepruar ndaj vendeve të huaja. Kështu, rusët e kultivuar ishin të frikësuar si nga sundimtarët e tyre, po ashtu edhe nga shtresat më inferiore, të cilët deri në vitin 1861 ishin bujkrobër, dhe që nuk qenë asnjëherë të lirë deri në vitet 1980.

Argumentohet se Rusia ishte ndryshe:ajo ishte aq e madhe dhe kaq e larmishme sa kishte nevojë për një diktaturë. Por në analizë të fundit diktatura, është ajo që e bën Rusinë të rrezikshme për fqinjët e saj por edhe për veten e saj.

Vetëm diktatura mund të mbajë një buxhet të madh ushtarak në një vend relativisht të varfër, siç ka bërë për shekuj me radhë. “Volta e Sipërme me raketa” ishte batuta që thuhej shpesh për Bashkimin Sovjetik.

Vetëm një Rusi vërtet demokratike mund të jetë një fqinj i mirë, dhe është në interesin tonëjetik – ashtu si gjatë epokës sovjetike – që të mbështesim demokratët rusë (dhe jo më një elitë të vogël), dhe të sigurohemi që të gjithë rusët ta dinë që ne u duam më të mirën. Putin dëshiron që ta kthejë Ukrainën në Rusi. Bota ka nevojë që Rusia të kthehet në një Ukrainë.

Shënim: Robert Tombs, profesor i historisë në Universitetin e Kembrixhit, Britani e Madhe. /

“Spectator” – Bota.al

JU REKOMANDOJMË

KINOSTUDIO KOSOVA E RE
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

09/07/2025 - 20:32
Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës
Opinione

Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës

07/07/2025 - 13:49
KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    256 Shpërndaje
    Shpërndaje 102 Tweet 64
  • Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Arrestohen në Shipol të Mitrovicës personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë (F.S. dhe M.M.)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë