Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“A po iu dhemb dora ende”, gazetarja amerikane ngacmon Vuçiqin që s’e nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit

03/10/2023 - 12:50
në Lajme
A A
“A po iu dhemb dora ende”, gazetarja amerikane ngacmon Vuçiqin që s’e nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë përballë gazetares amerikane, Chrtistiane Amanpour, në CNN, ka folur për sulmin terrorist në krye me Milan Radojiçiqin që la të vrarë një polic të Kosovës në krye të detyrës dhe për shqetësimin amerikan për shtim trupash në afërsi të kufirit me Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Gazetarja amerikane e ka pyetur edhe rreth dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe mosnëshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit nga ana e presidentit serb me arsyetimin se “ka dhimbje të dorës së djathtë dhe se një dhimbje e tillë pritet të vazhdojë për katër vite”, shkruan Express.

Amanpour e ka ngacmuar Vuçiqin duke e pyetur nëse vazhdon “të ketë dhimbje dore”, apo do të kthehet në dialog ashtu siç po kërkon Bashkimi Evropian.

Vuçiq është munduar t’i shmanget destrukvititetit të tij në Ohër dhe pas arritjes së Marrëveshjes, duke i thënë gazetares se mbase s’ke ndjekur qëndrimet e BE-së pas takimit të fundit të cilat kanë fajësuar Kosovën që s’e ka pranuar propozimin evropian për sekuencim.

“Faleminderit shumë, e vlerësoj objektivitetin tuaj dhe paanshmërinë. Ndoshta ju nuk e keni ndjekur çfarë BE-ja ka thënë pas takimit të fundit. Serbia ka qenë plotësisht konstruktive. Borell dhe Lajcak kanë thënë publikisht që Serbia ka qenë konstruktive dhe që ka pranuar gjithçka dhe që përfaqësuesi kosovar…”, ka thënë Vuçiq në ndërkohë që Amanpouar ka ndërhyrë duke i thënë “Por ju s’keni nënshkruar, ju s’keni nënshkruar”.

Më pas kreu i shtetit serb ka thënë se Amanpour po flet “për marrëveshjen paraprake” dhe është rikthyer tek takimi i fundit në Bruksel ku Serbia ka pranuar propozimin evropian dhe Kosova jo.

“Ju po flisni për marrëveshje paraprake. Unë unë isha duke bërë çfarë iu kam thënë miqve nga SHBA dhe BE, sepse kam Kushtetutën e Serbisë që duhet ta ndjek dhe ta respektojë dhe nuk isha duke fshehur asgjë në prezencën e tyre, thoja gjithçka sy më sy. Dhe më beso, gjithmonë thoja të vërtetën. Dhe pastaj donim të miratonim gjithçka që ishim pajtuar, por Prishtina s’deshi ta bënte. Dhe ke sinjale nga BE, gjithë emisarët, se ishte faji i tyre”, ka thënë Vuçiq. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Rama mburret në Facebook me monumentet kulturore afër rrënimit
Lajme

Rama mburret në Facebook me monumentet kulturore afër rrënimit

10/12/2023 - 08:08
Kurti takohet me bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë pala konstruktive në dialog
Lajme

Kurti takohet me bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë pala konstruktive në dialog

10/12/2023 - 08:04
Arifi: Shqiptarët në Luginë i përçau Kurti me aktorët lokalë -Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin
Kryesore

Arifi: Shqiptarët në Luginë i përçau Kurti me aktorët lokalë -Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin

10/12/2023 - 08:00
Ferizaji nuk fal 100 eurot e tatimit në pronë, ulet norma tatimore
Kryesore

Ferizaji nuk fal 100 eurot e tatimit në pronë, ulet norma tatimore

09/12/2023 - 23:04
E DHIMBSHME: Fëmijët e Liridonës dhe Naimit largohen nga Kosova
Kryesore

E DHIMBSHME: Fëmijët e Liridonës dhe Naimit largohen nga Kosova

09/12/2023 - 22:56
Marrëveshja me Elektrosever, KEDS tani pret të nis furnizimin me rrymë të pjesës veriore
Kryesore

Marrëveshja me Elektrosever, KEDS tani pret të nis furnizimin me rrymë të pjesës veriore

09/12/2023 - 22:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Avokatja: Vrasjet e grave nuk kanë qenë traditë e jona, një dukuri e tmerrshme dhe e pabesueshme

    Ekskluzive: Ky është personi i katërt i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Shaban Murseli e konfirmon se është takuar me Naimin në burg

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Pasi fitoj rastet e policëve dhe mësimdhënësve, avokati Kastriot Feka do t’i përfaqoj në gjykata edhe punëtorët shëndetësor për pagën e 13-të

    1390 Shpërndaje
    Shpërndaje 556 Tweet 348
  • Fëmijët e Liridona Ademajt kanë udhëtuar sot drejt Suedisë, merren në përkujdesje të shtetit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • E DHIMBSHME: Fëmijët e Liridonës dhe Naimit largohen nga Kosova

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë