Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim të së vërtetës historike

28/03/2026 - 20:33
në Lajme
A A
AAK-ja, Kurtit: Na trego qysh u zhdukën mielli, paratë për energji dhe mostrat e Deharit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së mbajtur në Prishtinë, duke e akuzuar atë për shtrembërim të qëllimshëm të së vërtetës mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në një deklaratë zyrtare, AAK-ja vlerëson se kjo ekspozitë tenton të relativizojë masakrat e kryera nga shteti serb ndaj popullit shqiptar, duke e cilësuar këtë si një veprim të papranueshëm dhe fyes për viktimat dhe familjet e tyre, transmeton IndeksOnline.

Sipas kësaj partie, përpjekjet për të rishkruar historinë përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj kujtesës kolektive dhe sakrificës së qytetarëve të Kosovës.

“Ekspozita të tilla jo vetëm që cenojnë të vërtetën historike, por edhe lëndojnë rëndë ndjenjat e familjeve të të vrarëve dhe gjithë shoqërisë sonë, duke tentuar të zbehin përgjegjësinë për krimet e kryera. Veprime të tilla përbëjnë një fyerje të rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës dhe nuk mund të tolerohen në asnjë formë” deklaron AAK-ja.

Ky është reagimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënon ashpër ekspozitën në Prishtinë e cila me vetëdije të plotë tenton të shtrembërojë të vërtetën për masakrat e kryera nga shteti serb ndaj popullit shqiptar në luftën e fundit.

Përpjekjet për të rishkruar historinë dhe për të relativizuar krimet e kryera ndaj popullit shqiptar janë të papranueshme dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe kujtimit të tyre. Ekspozita të tilla jo vetëm që cenojnë të vërtetën historike, por edhe lëndojnë rëndë ndjenjat e familjeve të të vrarëve dhe gjithë shoqërisë sonë, duke tentuar të zbehin përgjegjësinë për krimet e kryera.

Veprime të tilla përbëjnë një fyerje të rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës dhe nuk mund të tolerohen në asnjë formë.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do t’i kërkojë llogari Kryetares së Kuvendit për sqarim të plotë se mbi çfarë kriteresh është bazuar vendimi për financimin skandaloz të kësaj ekspozite.

Përgjegjësit për këtë akt të papranueshëm duhet të thirren në përgjegjësi.

Në fund, theksojmë se autori i kësaj ekspozite, Shkelzen Gashi është ish-këshilltar në kabinetin e kryeministrit Kurti, çka e bën edhe më shqetësues faktin që narrativa të tilla janë promovuar edhe nga individë që janë pjesë e strukturave të Qeverisë Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Osmani ia refuzoi Shkëlzen Gashit kërkesën për mbështetje financiare të ekspozitës skandaloze për masakrat

Osmani ia refuzoi Shkëlzen Gashit kërkesën për mbështetje financiare të ekspozitës skandaloze për masakrat
28/03/2026 - 21:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte refuzuar një kërkese zyrtare nga Shkëlzen Gashi për mbështetje të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, një projekt që synonte të paraqitej edhe...

Më shumëDetails

Tahiri i çon letër Haxhiut, kërkon sqarime për financimin e ekspozitës së Gashit

Tahiri i çon letër Haxhiut, kërkon sqarime për financimin e ekspozitës së Gashit
28/03/2026 - 21:20

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, duke kërkuar...

Më shumëDetails

Ish-ministri rumun ‘xhelozon’ Kosovën: Një shtet i vogël po na jep leksione futbolli

Ish-ministri rumun ‘xhelozon’ Kosovën: Një shtet i vogël po na jep leksione futbolli
28/03/2026 - 20:46

Ish-ministri i sportit të Rumanisë, Edurd Novak, shprehu xhelozi për përparimin e Kosovës në futboll, duke thënë se një vend i vogël si Kosova po i jep leksione...

Më shumëDetails

Ministria e Jashtme bleu 15 mijë euro libra “Masakrat në Kosovë 1998-1999” të Shkëlzen Gashit që u kritikua për pasaktësi

Ministria e Jashtme bleu 15 mijë euro libra “Masakrat në Kosovë 1998-1999” të Shkëlzen Gashit që u kritikua për pasaktësi
28/03/2026 - 20:18

Ministria e Punëve të Jashtme në vitin 2025 kishte blerë 500 copë libra “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, me qëllim të shpërndarjes përmes misioneve diplomatike të Kosovës. Por, ekspozita...

Më shumëDetails

‘‘Financim prej 12,800 euro’’, Publikohet letra e INTEGRA’s drejtuar Haxhiut për ekspozitën për masakrat në Kosovë

‘‘Financim prej 12,800 euro’’, Publikohet letra e INTEGRA’s drejtuar Haxhiut për ekspozitën për masakrat në Kosovë
28/03/2026 - 20:09

Kërkesa drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, për të zhvilluar ekspozitën për masakrat në Kosovë, e cila u kritikua për shkak të pasaktësive të saj, është dërguar nga...

Më shumëDetails

Kandiq për Shkëlzen Gashin: Nuk kupton, s’ka dijeni për të kuptuar atë çfarë kemi shënuar, viktimat janë vrarë si të burgosur

Kandiq për Shkëlzen Gashin: Nuk kupton, s’ka dijeni për të kuptuar atë çfarë kemi shënuar, viktimat janë vrarë si të burgosur
28/03/2026 - 19:47

Drejtuesja e Fondit për të Drejtën Humanitare Natasha Kandiq ka thënë Shkëlzen Gashi ‘’nuk e kupton’’, duke reaguar ndaj këtij të fundit, pasi që Gashi tha se të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kompania e Fatmir Zymberit, JYSK mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • ‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gashi reagon përsëri: E cituam listën e Kandiqit sepse s’kemi listë tjetër të të vrarëve

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Si e promovoi pak ditë më parë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ekspozitën skandaloze të Shkelzen Gashit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë