Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani ia refuzoi Shkëlzen Gashit kërkesën për mbështetje financiare të ekspozitës skandaloze për masakrat

28/03/2026 - 21:23
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani ia refuzoi Shkëlzen Gashit kërkesën për mbështetje financiare të ekspozitës skandaloze për masakrat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte refuzuar një kërkese zyrtare nga Shkëlzen Gashi për mbështetje të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, një projekt që synonte të paraqitej edhe para publikut ndërkombëtar. Dokumenti i siguruar tregon se më 23 prill 2025, OJQ ADMOVERE, përmes drejtorit ekzekutiv Shkëlzen Gashi, i ishte drejtuar Presidentes me kërkesë për mbështetje dhe patronazh institucional për realizimin e kësaj ekspozite.

Në letrën drejtuar kreut të shtetit, ADMOVERE e përshkruan ekspozitën si një projekt me peshë simbolike dhe përkujtimore, që synonte ruajtjen e kujtesës kolektive për viktimat civile të luftës në Kosovë. Sipas dokumentit, ekspozita ishte planifikuar të hapej më 16 qershor 2025 në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, dhe të përbëhej nga 85 panele në gjuhën shqipe dhe angleze, të bazuara në librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.

Kërkesa nuk ishte vetëm për përkrahje simbolike. Dokumentit i është bashkëngjitur edhe një plan i detajuar financiar, ku vlera totale e projektit figuron 25 mijë euro.

Në tekstin e letrës, Gashi kërkon që ekspozita të realizohej “me mbështetjen dhe nën patronazhin” e Zyrës së Presidentes, duke argumentuar se një përfshirje e tillë do t’i jepte projektit peshë më të madhe publike dhe institucionale. Presidenca, megjithatë, nuk e kishte mbështetur kërkesën e Gashit për financim të projektit.

JU REKOMANDOJMË

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
22/10/2026 - 15:30

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 950 mijë e 85 eurosh për shërbimet e shkollimit në Universitetin Amerikan në Kosovë, për nevojat e Forcës së...

Më shumëDetails

Specialja refuzon kërkesën e Thaçit për pranimin e dëshmisë me shkrim, kërkon paraqitjen e dëshmitarit në gjykatë

Specialja refuzon kërkesën e Thaçit për pranimin e dëshmisë me shkrim, kërkon paraqitjen e dëshmitarit në gjykatë
22/10/2026 - 15:26

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar për zhvillimet e fundit në çështjet gjyqësore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve. “Më 19 tetor u bë...

Më shumëDetails

Peci lavdëron veten dhe Kurtin, por i shkruan me gabime pozitat

Peci lavdëron veten dhe Kurtin, por i shkruan me gabime pozitat
22/10/2026 - 15:19

Faton Peci, Kryetar i Mitrovicës, i ka thurur lavde vetes dhe shefit të tij, Albin Kurti, por në përpjekje për të treguar se sa mirë e kanë qeverisur...

Më shumëDetails

Procesi i Berlinit| Kurti përmend Banjskën dhe Ibër-Lepencin, kërkon reagim të përbashkët evropian

Procesi i Berlinit| Kurti përmend Banjskën dhe Ibër-Lepencin, kërkon reagim të përbashkët evropian
22/10/2026 - 15:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit, gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të...

Më shumëDetails

Steinbaum: Baza e përhershme në Bondsteel do të forconte ndikimin amerikan në rajon

Steinbaum: Baza e përhershme në Bondsteel do të forconte ndikimin amerikan në rajon
22/10/2026 - 15:06

Jason Steinbaum, ish Drejtori i Stafit pranë Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan, i cili për 30 vjet rresht ishte edhe shefi i stafit të Kongresmenit...

Më shumëDetails

Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur
22/10/2026 - 15:00

Ish-shefi i stafit të Vjosa Osmanit sa kjo e fundit kishte qenë presidente, Blerim Vela, ka ndarë disa të dhëna që thotë se janë të një sondazhi të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës, ja arsyeja!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë