Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku e kishte prezantuar si “reformë” në LDK, por Armend Agolli i bashkohet “Lista për Familjen”

01/10/2024 - 21:39
në Kryesore, Lajme
A A
Abdixhiku e kishte prezantuar si “reformë” në LDK, por Armend Agolli i bashkohet “Lista për Familjen”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti Eman Rrahmani të martën në mëngjes në një konferencë për media ka konfirmuar se ka braktisur Vetëvendosjen bashkë me Visar Korenicën, për të krijuar koalicion me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë, të cilin e kanë titulluar “Lista për Familjen”.

Gjatë prezantimit të këtij koalicioni në mesin e tyre është parë edhe Armend Agolli, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ishte kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës.

Më 28 korrik të vitit 2021 kishte thënë se me shumë vullnet dhe kënaqësi i ishte përgjigjur thirrjes së LDK-së për të kandiduar për kryetar të Komunës së Mitrovicës dhe për t’i prirë listës garues të kandidatëve të kësaj partie në Kuvendin Komunal.

Ai kishte thënë se nuk do të premtonte gjëra që nuk do të mund t’i arrinte.

Ishte arsyetuar se “jam rritur dhe edukuar mbi parimet tradicionale shqiptare, por edhe religjioze, sipas të cilave s’mund të flas e as të premtoj gjëra që s’mund t’i arrijë”.

Mirëpo vetëm një muaj pasi kishte pësuar humbje në zgjedhjet lokale, të cilat i fitoi kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, Agolli ishte përjashtuar nga LDK-ja nën akuzat se kishte bashkëpunuar me PDK-në.

Ai i duke iu kundërpërgjigjur vendimit për përjashtim, kishte deklaruar se partia ishte trefishuar në lokalet e fundit në Mitrovicë dhe thekson se këtë e kishte parë si sinjal të “shkëputjes nga mendësia e vjetër”, që sipas Agollit është përgjegjëse për rënien e LDK-së atje. Megjithatë ai thotë se kishte gabuar në analizë.

“Mirëpo zhvillimet e fundit ne dege e deshmuan se e kishim gabim, dhe se ketu ka ende te atille qe mendojne vetem per veten dhe per interesat personale. Te tilleve po u them edhe njehere, shkurt-e-shqip: LDK as nuk ka qene, as nuk eshte, dhe as nuk do te jete kurre as monarki, dhe as parti private. LDK ka qene, eshte dhe do te mbetet parti e vlerave, parti institucionale, parti e parimeve dhe si e tille, nje parti qe njerezit i bashkon brenda vetes duke i respektuar interesat e tyre te perbashket shoqëror”, kishte shkruar Agolli para tre vjetësh.

Ai u kishte bërë thirrje atyre që nuk e shohin LDK-në si parti të vlerave insitucionaliste të lëshojnë rrugë.

“Te gjithe ata qe LDK’ne nuk e shohin dhe nuk e perjetojne si te tille, eshte koha e fundit te leshojne rruge. Ose, do te mbesin pa rruge. As “monarket” brenda Deges se LDK’se ne Mitrovice sigurisht se nuk perbejne perjashtim ne kete drejtim”, kishte shkruar Agolli.

Në arsyetimin e degës së LDK-së në Mitrovicë thuhej se Agolli është përjashtuar pasi pas përfundimit të zgjedhjeve lokale ka vepruar në kundërshtim me interesat e partisë.

“Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosoves në Mitrovicë në mbledhjen e mbajtur sot, me votë unanime, ka përjashtuar nga grupi parlamentar dhe funksionet tjera të partisë , Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina Imeri. Të lartpërmendurit që nga mbarimi i procesit të zgjedhjeve lokale kanë vepruar në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e partisë, duke bashkëpunuar me partitë tjera në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke mbi votuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së”, thuhej në njoftimin e degës së LDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Me Finlandën ndajmë të njejtat vlera dhe prioritete
Kryesore

Kurti: Me Finlandën ndajmë të njejtat vlera dhe prioritete

05/12/2025 - 01:36
Matoshi: Pa Listën Serbe, VV do të ishte shuar si parti
Lajme

Matoshi: Pa Listën Serbe, VV do të ishte shuar si parti

05/12/2025 - 01:35
Lushtaku për Limajn: Është më PDK se disa anëtarë të PDK-së
Lajme

Lushtaku për Limajn: Është më PDK se disa anëtarë të PDK-së

04/12/2025 - 23:10
Tasholli për VV-në: Janë rrenca të certifikum
Lajme

Tasholli për VV-në: Janë rrenca të certifikum

04/12/2025 - 22:46
“I them Kurtit, lidhi kudrat”, Lushtaku nuk e ndryshon qendrimin ndaj Adriana Matoshit
Lajme

“I them Kurtit, lidhi kudrat”, Lushtaku nuk e ndryshon qendrimin ndaj Adriana Matoshit

04/12/2025 - 22:14
MUP-i serb raporton për arrestimin e një shqiptari në Merdare, ia gjejnë një flamur të UÇK-së në veturë
Lajme

MUP-i serb raporton për arrestimin e një shqiptari në Merdare, ia gjejnë një flamur të UÇK-së në veturë

04/12/2025 - 21:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Fake” lider, Abdixhiku nënshtrohet përballë propagandës së VV-së – reagon Agim Veliu: “Mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat”

    “Fake” lider, Abdixhiku nënshtrohet përballë propagandës së VV-së – reagon Agim Veliu: “Mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat”

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Kusari-Lila reagon ndaj deklaratave të Lushtakut për Matoshin

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • LDK “ringjall kufomën politike”, AKR-në: ‘Kryetari’ Makolli me 197 vota futet në listë si koalicion, por Abdixhiku nuk ka vend për Agim Veliun

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Hashim Thaçi

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “I them Kurtit, lidhi kudrat”, Lushtaku nuk e ndryshon qendrimin ndaj Adriana Matoshit

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë