Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së arritur nga Xhafer Tahiri në Vushtrri me VV, duke e quajtur këtë veprim individual dhe të paautorizuar nga partia.
Abdixhiku tha se LDK nuk e njeh marrëveshjen e Tahirit dhe u bëri thirrje votuesve të partisë që të mos i binden një vendimi të tillë. Ai paralajmëroi se çdo masë ndaj Tahirit do të merret pas datës 9 nëntor, pasi aktualisht partia është e përqendruar në fushatat zgjedhore në komunat ku është në garë.
“Nuk mund të quhet marrëveshje kjo e Xhafer Tahirit. Shihet një kryetar i partie tjetër, e nuk e ke kryetarin tënd, o qyqan”, u shpreh Abdixhiku, duke theksuar se veprimet e tilla nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së.












