Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka falënderuat 50o vullnetarët e regjistruar deri më tani, të cilët po angazhohen në LDK.
Abdixhiku tha se sonte nga ora 21:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” bashkë me vullnetarët do të marrin pjesë në ndezjen e dritave të fundvitit bashkë me kryetarin Përparim Rama.
“Energji e pozitivitet me vullnetarët e LDK-së! Falenderim i veçantë për 500 vullnetarët e regjistruar nëpër Kosovë deri më tani. Plot energji e vullnet tek të rinjtë.
Sonte, nga ora 21:00, pas tubimeve nëpër Kosovë, shihemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Bashkë me Përparimin, i ndezim dritat e fundvitit dhe i japim qytetit tonë dritë, shpresë e gëzim. Ejani.”, ka shkruar Abdixhiku.













