Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

18/12/2025 - 15:56
në Kryesore, Lajme
A A
VV kundër: Mbështet buxhetin që s’parasheh dërgimin e fletëvotimeve orgjinale, por në email
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka prezantuar një raport lidhur me procesin përgatitor të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Besnik Buzhala, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, tha se operatori ekonomik është duke bërë shpërndarjen e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës.

“Lidhur me votimin jashtë vendit ju njoftojmë që KQZ me datën 12.12.2025 ka pranuar fletëvotimet nga operatori ekonomik dhe në po të njëjtën datë ka filluar vendosja e tyre nëpër zarfet tregues. Ky proces ka përfunduar me 13.12.2025. Dhe të gjitha zarfet janë dërguar në hapësirën qendrore të operatorit ekonomik dhe në përcjellje të Policisë së Kosvës. Me datën 14.12.2025, 57 mijë e 829 pako me fletëvotime janë nisur në qendrat e DHL për në aeroportin e Shkupit, ku janë përgatitur pakot me qëllim të nisjes së tyre tutje. Me datën 15.12.2025, këto pako janë dërguar në Gjermani dhe me datën 16.12.2025 ka filluar shpërndarja e tyre. Sipas raportit të DHL të pranuar dje më 17.12.2025 në orën 23, rezulton se nga 57 mijë e 829 dërgesa në total, 50 mijë e 611 dërgesa janë dorëzuar me sukses tek votuesit. Që shprehur në përqindje i bie 88 për qind të dërgesave të cilat votuesit i kanë pranuar. 90 për qind e dërgesave janë dorëzuar tek votuesit në Evropë, ndërsa 51 për qind tek votuesit jashtë Evropës”, tha ai.

Po ashtu, në këtë mbledhje u bë e ditur se janë përgatitur të gjitha materialet zgjedhore për të mundësuar votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, më 27 dhjetor 2025. Planifikohet që gjatë ditës së enjte (18 dhjetor) të bëhet nisja e këtyre materialeve zgjedhore, përfshirë fletëvotimet, për në përfaqësitë diplomatike.

Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, pati kritika për mungesë të informimit për sa i përket votimit përmes postës.

Si shkak i kësaj, ai tha se jep dorëheqje nga Këshilli për Informim në kuadër të KQZ-së, pasi sipas tij, për neglizhencn për mos kryerjen e punës së tyre për njoftimin e publikut se si duhet të votohet.

JU REKOMANDOJMË

BIK ua ndan nga 100 euro 76 jetimëve para Festës së Bajramit: Janë prioritet yni

Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?
25/05/2026 - 14:58

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka ndarë ndihma financiare për 76 jetimë, me nga 100 euro për secilin. Përmes një njoftimi,...

Më shumëDetails

Bekim Haxhiu: Faleminderit Poklekut për moblizimin për ta ndaluar këtë krizë e këtë degradim!

Bekim Haxhiu: Faleminderit Poklekut për moblizimin për ta ndaluar këtë krizë e këtë degradim!
25/05/2026 - 14:44

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu ka vizituar banorët e Poklekut të cilët sipas tij janë të prekur nga deklaratat e kryeministrit Kurti që para disa ditësh...

Më shumëDetails

Rrëfimi prekës i ish-ushtarit të UÇK-së që shërbeu si mjek në luftë: Kush është vrarë… (VIDEO)

Rrëfimi prekës i ish-ushtarit të UÇK-së që shërbeu si mjek në luftë: Kush është vrarë… (VIDEO)
25/05/2026 - 14:23

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Elshani, i cili gjatë luftës ka shërbyer edhe si mjek, ka folur për përjetimet e tij para dhe gjatë asaj periudhe....

Më shumëDetails

Musliu: VV-ja po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu drejtuar VV-së: Gjumi s’po ju merr nga frika se mos po i lirojnë ata që, vetëm falë veprës së tyre, ju sot jetoni të lirë në Kosovë
25/05/2026 - 14:08

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratave që, sipas saj, po bëhen nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, zyrtarja e VV-së...

Më shumëDetails

Haradinaj për Kurtin: E ka sulmuar UÇK-në, e ka kallë Parlamentin

Haradinaj për Kurtin: E ka sulmuar UÇK-në, e ka kallë Parlamentin
25/05/2026 - 13:58

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili në shpalosjen e programit të VV-së për zgjedhjet e 7 qershorit,...

Më shumëDetails

Lulzim Aliu: Bashkëbisedimet me qytetarë anembanë qytetit tonë po na japin motiv dhe shpresë për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 7 qershorit

Lulzim Aliu: Bashkëbisedimet me qytetarë anembanë qytetit tonë po na japin motiv dhe shpresë për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 7 qershorit
25/05/2026 - 13:39

Kandidati për deputet i PDK-së, Lulzim Aliu po vazhdon të ketë mbështetjen e qyetarëve për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. "Në fshatin Rakaj gjetëm mikpritje,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Drejtoresha Afërdita Mikullovci nderon me medalje “shpëtim jete” tre zyrtarë policorë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • LVV e LDK shpërthejnë në diasporë, PDK asnjë takim me bashkëatdhetarët – vendnumëron në Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë