Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku: Ka afrime, por kemi distancë për balancën demokratike, ata që po na kritikojnë, po kërkojnë zgjedhje

06/08/2026 - 09:57
në Kryesore, Lajme
A A
Abdixhiku: Ka afrime, por kemi distancë për balancën demokratike, ata që po na kritikojnë, po kërkojnë zgjedhje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, para seancës konstituive tha se në takimet me Lëvizjen Vetëvendosje ka afrime, por se mospajtimi mbetet për balancën demokratike.

Ai tha se kjo balancë është e mirë për Kosovën dhe tha se arsyeja pse po shkojnë në takime është shmangia e zgjedhjeve të reja.

“Po përpiqemi vazhdimisht që t’i shmangim zgjedhjet e reja. Po përpiqemi që brenda këtyre diskutimeve, t’i përfaqësojmë bindjet tona dhe duhet ta kuptoni se bindjet s’janë të njëjta. Duhet kohë. Po përpiqemi që të gjithë ata që i përfaqësojmë ne, deputetët e Kuvendit, t’i mbajmë rreth një zgjidhje të përbashkët. Këto tri procese nuk janë të lehta. Dhe meqenëse se s’janë të lehtë dhe derisa përpiqemi e takohemi, mbesim të vetmit që duam t’i shmangim zgjedhjet e reja. Të gjithë ata që po na kritikojnë, s’e kuptojnë pse po takohemi e çfarë qëllimi kemi. Mendoj se na kërkojnë të shkojmë në zgjedhje të reja edhe njëherë e shkuarja në zgjedhje të reja është dëmi më i madh që i bëhet vendit. Është paaftësi totale e klasës politike”.

Abdixhiku tha se do t’i vazhdojnë takimet dhe në rast se s’dakordohen do të dalin e ta thonë këtë.

“Ka shumë afrime në shumë çështje, por ende kemi distancë në çështjen kryesore që është balanca demokratike. Sot Kuvendi duhet të konstituohet dhe s’ka arsye të mos bëhet kjo. Më pas i kemi rreth 25 ditë për Qeverinë, nëse merremi vesh më herët për të gjitha institucionet më mirë, nëse s’merremi vesh duhet të jemi transparentë dhe të sinqertë se kaq kemi mundur dhe s’mund të bëjmë më tepër”.

I pyetur nëse Presidenti duhet t’i takojë LDK’së, Abdixhiku tha se s’është çështje emrash, por e balancës së ndarjes së pushtetit.

“Qëndrimet i japim në takime. Ne kërkojmë balancë demokratike dhe kjo kërkon që LDK të jetë e përfaqësuar. Në këtë fazë, s’po flasim për emra individësh të caktuar, po flasim për balancë demokratike. Është e mirë për Kosovën që të ketë balancë. Palët të jenë të përfaqësuara dhe rezultati zgjedhor të respektohet. Pra, s’duam të marrim asgjë që i takon dhe s’duhet t’i lëmë askujt të marrë diçka që s’i takon. Pra, balanca demokratike është çelësi i këtyre takimeve që po i zhvillojmë”.

JU REKOMANDOJMË

Më 10, 11 dhe 14 shtator deklaratat përmbyllëse në çështjen e Thaçit për administrimin e drejtësisë

Më 10, 11 dhe 14 shtator deklaratat përmbyllëse në çështjen e Thaçit për administrimin e drejtësisë
06/08/2026 - 10:56

Më 10, 11 dhe 14 shtator 2026 janë caktuar datat për mbajtjen e deklaratave përmbyllëse në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin...

Më shumëDetails

40-vjeçari i plagosur nga shpërthimi në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, mjekët japin detaje

40-vjeçari i plagosur nga shpërthimi në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, mjekët japin detaje
06/08/2026 - 10:46

Dy persona, njëri prej tyre rëndë u lënduan si pasojë e një shpërthimi brenda një veture në Gjilan. Lidhur me gjendjen shëndetësore të 40 vjeçari detaje për Klankosova...

Më shumëDetails

Aksidentohet në Gjermani autobusi i kompanisë “Barileva Turist!

Aksidentohet në Gjermani autobusi i kompanisë “Barileva Turist!
06/08/2026 - 10:41

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Gjermani ku është i përfshirë një autobus nga Kosova. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Magdeburg-Hannover ku dyshohet se është i përfshirë edhe...

Më shumëDetails

“S’kam asnjë pengesë me askënd”, Veton Berisha thotë se do të votojë pro Presidentit kur t’i vijë dita

“S’kam asnjë pengesë me askënd”, Veton Berisha thotë se do të votojë pro Presidentit kur t’i vijë dita
06/08/2026 - 10:36

Deputeti i zgjedhur nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se vota e tij do të jetë pro Presidentit kurdo që vjen një emër në Kuvend. “Për mua...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani rikthehet në Kuvend si deputete e LDK’së pas gati gjashtë viteve

Vjosa Osmani rikthehet në Kuvend si deputete e LDK’së pas gati gjashtë viteve
06/08/2026 - 10:31

Ish-presidentja Vjosa Osmani u kthye sot në ulësen e deputetes së Kuvendit të Kosovës në Grupin Parlamentar të LDK’së pas gati gjashtë viteve. Ajo ishte zgjedhur kryeparlamentare në...

Më shumëDetails

Nis seanca konstituive e Kuvendit, e kryeson Avni Dehari

Nis seanca konstituive e Kuvendit, e kryeson Avni Dehari
06/08/2026 - 10:29

Ka nisur seanca konstitive e Kuvendit të Kosovës. Deputeti më i vjetër, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari po e kryson këtë seancë.

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Bie çmimi i naftës- Këto janë çmimet maksimale për sot

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aliu në Prokurorinë Speciale bashkë me avokatin Qerkini, zbardhen detaje të reja

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • LAJMI I FUNDIT: Ish-Ministri Liburn Aliu intervistohet nga Prokuroria Speciale

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Edhe burri i Albulena Haxhiut godet LDK-në pas takimeve Kurti – Abdixhiku

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë