Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, doli në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ku u diskutuan përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Abdixhiku deklaroi se LDK-ja ka nisur procesin e brendshëm organizativ në të gjitha nivelet, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë.
Një nga temat që u prek në mbledhje ishte edhe çështja e kandidatit për kryeministër. Abdixhiku tha se kryesia vlerësoi se, përderisa kjo parti ka kryetar, “nuk ka nevojë të ketë kandidat tjetër për kryeministër”.
“Hapëm diskutimin për përgatitjen për zgjedhjet nacionale. Siç e dini, jemi parti e madhe me organizim të madh në Kosovë dhe mërgatë. Folëm për organizimin e degëve, të nëndegëve, listën e kandidatëve për deputet dhe për çështje të bashkëpunimeve. Tek çështja e kandidatit për kryeministër, ndonëse e hapa diskutimin nuk zgjati shumë, ishte diskutim i shkurtë. Kryesia e LDK-së konsideron se përderisa ka kryetar partie, nuk ka nevojë të ketë kandidat tjetër për kryeministër.” – Abdixhiku.













