Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur tubim në Prishtinë, në Degën 2, të kësaj partie, duke e cilësuar të njëjtin si mbresëlënës, duke thënë se kryeqyteti këtë herë prinë ‘’fortë për ndryshim’’.Ai ka kërkuar që t’i jepet Prishtinës një qeveri që nuk bllokon, por ndihmon, dhe e ‘’ndihmon fort me plot 1.5 miliardë euro investime’’.
Postimi:
Kjo është Prishtina! Dega 2.
Dhe kjo degë ka super kandidatë në listë. Jehona Lushaku Sadriu me numër 8; Florian Dushin ne numër 34; Jeta Rafuna me numër 39; Berat Rukiqin me numër 40 dhe Sevdije Abazi me numër 105.
Le t’i japim Kryeqytetit një Qeveri që nuk e bllokon, nuk e saboton, por e ndihmon. E ndihmon fort me plot 1.5 miliardë euro investime.
Ky është zotimi ynë Prishtinë!
Koha të bëjmë të ardhmen.












