Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Infrastrukturë që e lidh Kosovën: Abdixhiku flet për Unazën e Kryeqytetit dhe rrugët kombëtare

19/12/2025 - 21:08
në Lajme
A A
Infrastrukturë që e lidh Kosovën: Abdixhiku flet për Unazën e Kryeqytetit dhe rrugët kombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim në Fushë Kosovë, ku ka folur për Unazën e Jashtme, duke thënë se ky projekt është jetik dhe që e lehtëson qarkullimin edhe në këtë komunë.

Abdixhiku ka thënë edhe se me qytetarët e Fushë Kosovës, ka ndarë zotimet dhe vizionin e qartë për katër vitet e ardhshme, dhe se ky qytet po rritet çdo ditë me njerëz punëtorë, familje të reja dhe të rinj plot energji e ambicie.

Postimi:

Sonte ishim edhe në Fushë Kosovë.

Në një qytet që rritet çdo ditë me njerëz punëtorë, familje të reja dhe të rinj plot energji e ambicie.

Në Fushë Kosovë folëm për ambient të pastër, për rend dhe për zhvillim të qëndrueshëm. Sepse infrastruktura nuk është vetëm asfalt, por cilësi jete, shëndet dhe perspektivë për familjet dhe të rinjtë.

Në Fushë Kosovë folëm edhe për Unazën e Kryeqytetit, si një projekt jetik që lehtëson qarkullimin, edhe në këtë komunë. Folëm për magjistralet dhe autostradat që duhet ta lidhin Kosovën më shpejt, më sigurt dhe më drejtë, me një plan kombëtar infrastrukture që u shërben qytetarëve dhe bizneseve.

Me qytetarët e Fushë Kosovës ndamë zotime konkrete dhe vizion të qartë për katër vitet e ardhshme. Një vizion që e kthen planifikimin në vepra dhe premtimet në projekte reale.

Fushë Kosova përfaqësohet në listën e LDK-së nga dy kandidatë të shkëlqyer, me përvojë të dëshmuar institucionale.

Me numër 38 Besnik Osmani, njohësi i thellë i qeverisjes lokale dhe administratës publike, Besnik Osmani ka shërbyer për dekada në institucione kyçe të shtetit: si Sekretar i Përgjithshëm, Auditor i Përgjithshëm dhe nënkryetar komune, gjithmonë pranë qytetarëve dhe interesit publik.

Me numër 78 Majlinda Shaqiri magjistre e shkencave filologjike nga Universiteti i Prishtinës, shkrimtare, gazetare dhe aktiviste e përkushtuar.

JU REKOMANDOJMË

OBSH: Vala e të nxehtit në Evropë është emergjencë shëndetësore

2024-ta mund të jetë viti më i nxehtë në botë pasi qershori thyen rekorde
26/06/2026 - 13:45

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Evropën po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik. Teksa vala e të nxehtit po shkakton viktima në disa vende të kontinentit,...

Më shumëDetails

Gjini: Nuk e bllokojmë Kosovën – s’do të kishte president më të mirë se Haradinaj

Gjini: Nuk e bllokojmë Kosovën – s’do të kishte president më të mirë se Haradinaj
26/06/2026 - 13:09

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në formimin e institucioneve të reja, por kërkon një zotim të qartë...

Më shumëDetails

Auditori e vlerëson komunën e Junikut si modelin më të mirë për menaxhimin financiar

Auditori e vlerëson komunën e Junikut si modelin më të mirë për menaxhimin financiar
26/06/2026 - 12:34

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka bërë vlerësimin e pasqyrave financiare për vitin 2025. Komuna e Junikut ka marrë vlerësim maksimal duke u vlerësuar si model i menaxhimit...

Më shumëDetails

Gjetjet që rëndojnë mbi Ministrinë e Bujqësisë: Tender i fituar pa plotësuar kushtet, milionat u zotuan pa mbulim buxhetor

Gjetjet që rëndojnë mbi Ministrinë e Bujqësisë: Tender i fituar pa plotësuar kushtet, milionat u zotuan pa mbulim buxhetor
26/06/2026 - 12:30

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është përballur me një sërë gjetjesh serioze nga Zyra Kombëtare e Auditimit, të cilat ngritin dyshime për mangësi në prokurim, menaxhim...

Më shumëDetails

Paralajmëron gazetari Istrefi, vendimi për Thaçin e të tjerët mund të shtyhet

Qelaj: Dhomat e Specializuara të trajtojnë shqetësimet e ish-krerëve të UÇK-së
26/06/2026 - 12:15

Gazetari Dibran Istrefi ka paralajmëruar se shpallja e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit mund të shtyhet përsëri. Istrefi ka thënë se ka...

Më shumëDetails

“Do luftojmë me thonjtë tanë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

Bota reagon pas kërkesës për fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit
26/06/2026 - 11:55

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, thanë se forcat izraelite do të mbajnë një prani të pacaktuar në zonat e sigurisë të vendosura...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Të hënën mblidhet LDK-ja, Syla zbulon skenarët që po diskutohen

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë