Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ditën e sotme kanë mbajtur tubim në Kaçanik, ku edhe kanë prezantuar kandidatët për deputet nga ky qytet dhe për Hanin e Elezit.
Kandidati për Kryeministër Abdixhiku nga tubimi në Kaçanik ka deklaruar se LDK do ta bëjë shtetin krah të familjes, me ministrinë e Familjes.
Ai u zotua se të porsalindurit do të kenë 200 euro në muaj për plot 12 muaj.
‘’Ne do ta bëjmë shtetin krah të familjes. Me Ministrinë e Familjes. Me 200 euro në muaj për secilin të porsalindur, për plot 12 muaj – 2400 euro mbështetje për fillimin e jetës së secilit fëmijë në Republikën tonë’’ tha Abdixhiku.
Tutje ai shtoi se ‘’Do të ketë mbështetje mujore për secilin fëmijë deri në moshën 16-vjeçare, sepse familja nuk duhet ta ndiejë shtetin vetëm në prag zgjedhjesh, por në përditshmërinë e saj’’.













