Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Mitrovicën, duke theksuar nevojën për zhvillim ekonomik, vende pune, pensione dinjitoze dhe institucione që funksionojnë për të gjithë.
Ai ka nënvizuar se LDK-ja premton përgjegjësi dhe zgjidhje konkrete, jo fjalë të mëdha, duke prezantuar kandidatët e Mitrovicës, Roni Kosmann (104) dhe Muharrem Asllani (103).
Postimi i plotë:
Mitrovica flet ndryshe.
Me përmbajtje. Me peshë. Me përgjegjësi.
Jo çdo qytet shprehet me zhurmë. Ka qytete që flasin me shqetësimet e tyre, me pritjet e gjata dhe me kërkesën për normalitet. Mitrovica është një prej tyre.
Ky qytet ka paguar shumë nga mungesa e zhvillimi dhe nga politikat që e kanë lënë pas. Familjet këtu kanë nevojë për siguri ekonomike, për vende pune, për pensione dinjitoze dhe për shtet që funksionon njësoj për të gjithë.
Prandaj në Mitrovicë flasim seriozisht. Flasim për ekonomi reale, për investime kapitale, për mbështetje të familjeve dhe për institucione që nuk improvizojnë. Flasim për shpresë që ndërtohet me punë, jo me propagandë.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk premton zhurmë. Premton përgjegjësi.
Jo fjalë të mëdha, por zgjidhje të domosdoshme.
Mitrovica meriton qetësi, stabilitet dhe mbintë gjitha zhvillim. Zhvillim të fuqishëm ekonomik. Dhe këtë rrugë do ta ecim bashkë, hap pas hapi.
Mitrovica në listën e LDK-së përfaqësohet nga kandidatë me profil e përgatitje profesionale: me numër 104, Roni Kosmann dhe me numër 103 Muharrem Asllani.














