Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dodë Gjergji për Krishtlindje: Të kontribuojmë drejt një stabiliteti të qëndrueshëm politik

23/12/2025 - 19:16
në Lajme
A A
Dodë Gjergji për Krishtlindje: Të kontribuojmë drejt një stabiliteti të qëndrueshëm politik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkëlqesia e tij, Imzot Dodë Gjergji, ka ndarë porosinë e tij në prag të festës së Krishtlindjes.

Përmes kësaj porosie, Dodë Gjergji thotë se sot bota po përballet me frikën e shkatërrimit, sepse ka mbetur pa dashuri, po flet me gjuhën e urrejtjes, po arsyeton me forcën e armëve, sepse e ka humbur fuqinë e arsyes dhe po merr vendime sipas interesave të të fortëve e jo sipas drejtësisë dhe të vërtetës.

Pos tjerash, Imzot Dodë Gjergji tha se njerëzit nuk janë të pafajshëm as për realitetin e përgjithshëm në vendin tonë, as për pakënaqësitë e krijuara mes tyre, dhe as për turbullirën politike të ditëve të fundit në vend.

Ai u bëri thirrje njerëzve të jenë të përgjegjshëm për të ardhmen dhe të kontribuojnë të gjithë në restaurimin e gjendjes së jetuar gjatë këtij viti, duke kryer obligimin qytetar dhe duke ndjekur zërin e ndërgjegjes.

Porosia e plotë e Imzot Dodë Gjergjit:

Të dashur vëllezër e motra, në prag të Kërshëndellave po vij përsëri pranë jush, për të bashkëndarë me ju gëzimin e festës, brengat e kohës dhe dhuratat e hireve hyjnore që na i dhuron Fjala e Mishëruar. Po edhe për t’ju ftuar, që të shkëputemi, qoftë edhe për një çast, nga jehona e dallgëve të jetës, nga fërshëllima e armëve (në luftërat e shumta anekënd botës) dhe nga rrëmuja politike në vendin tonë, e ta dëgjojmë vajin e një Foshnje – Fjalën e Mishëruar, që i flet botës me praninë e heshtur të Tij në Betlehem, kurse të pagëzuarve me praninë e Tij në Kishë, në trup e në shpirt.

Këtë ftesë nuk ua drejtoj vetëm katolikëve, por të gjithë njerëzve vullnetmirë, sepse Krishtlindja, vërtet, është festë e të krishterëve, por Krishti – Mesia – është Paqja mbi tokë, shpresa e të gjithëve, jeta e të gjallëve dhe Shëlbuesi i njerëzimit. Këndej, le ta festojmë së bashku lindjen e Tij historike dhe le t’i gëzohemi ardhjes së Tij me lavdi, duke shpresuar me bindje, me fe e me dashuri.

Sot, bota po përballet me frikën e shkatërrimit, sepse ka mbetur pa dashuri, po flet me gjuhën e urrejtjes, po arsyeton me forcën e armëve, sepse e ka humbur fuqinë e arsyes dhe po merr vendime sipas interesave të të fortëve e jo sipas drejtësisë dhe të vërtetës. Mjerisht, kjo mënyrë arsyetimi, kjo formë veprimi dhe kjo qasje ndaj njëri-tjetrit po merr vazhdimisht jetë njerëzish, ka plagosur rëndë ndërgjegjen morale të botës dhe po e shkatërron shpresën e brezave të rinj.

Edhe në këtë situatë, Kisha përsëri i fton bijtë e saj dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë ta kundrojnë Krishtin, të mbështeten tek ai dhe të penduar për fajin personal, të guxojnë të shpresojnë, pasi Krishti është shpresa që nuk zhgënjen.

Nuk jemi të pafajshëm as për realitetin e përgjithshëm në vendin tonë, as për pakënaqësitë e krijuara mes nesh, dhe as për turbullirën politike të ditëve të fundit në vendin tonë. Pasi, njeriu ynë më shumë po u bindet partive, sesa ndërgjegjes, më shumë po ndjek fatin e liderit, sesa të ardhmen e fëmijëve të vet dhe më shumë është i përqendruar në atë çka thuhet, sesa në atë çfarë bëhet. Kurse, për të mirën e përbashkët, dinjitetin e secilit dhe barazinë për të gjithë nuk mendon fare. Prandaj, le ta shfrytëzojmë festën e Krishtlindjes për ta rrëmuar ndërgjegjen tonë, pasi, në një mënyrë apo tjetrën, të gjithë jemi bërë bashkëpërgjegjës e bashkëfajtorë kur kemi heshtur para të pavërtetave të thëna, gabimeve të bëra dhe padrejtësive të kryera.

Mbi gjitha, kur kemi shpresuar pa bindje, kur jemi bërë të pandjeshëm ndaj nevojave të motrave dhe vëllezërve tanë, e kur dashurinë e kemi shkëmbyer me interes, besnikërinë me oportunizëm dhe afërsinë me komunikim virtual.

Ndërsa po jua përcjell këtë porosi për një festë kaq madhështore, e ndiej të nevojshme t’ju ftoj që, në zgjedhjet e pas Krishtlindjes, të jemi të përgjegjshëm për të ardhmen tonë dhe të kontribuojmë të gjithë në restaurimin e gjendjes së jetuar gjatë këtij viti, duke kryer obligimin qytetar dhe duke ndjekur zërin e ndërgjegjes. , t’i përshpejtojë hapat drejt familjes evropiane dhe të arrijë ta ruajë pacenueshmërinë e lirisë së besimit, të drejtën dhe lirinë e përcaktimit shpirtëror dhe multireligjiozitetin e kombit. Mbi të gjitha, dashurinë dhe aftësinë e bashkëjetesës ndërvëllazërore mes nesh, që është trashëgimi më e çmueshme prej të parëve tanë.

Derisa po i them të gjitha këto, më duhet të rrëfehem para jush. Sepse, as unë vetë nuk kam mundur të jem i përkryer, as të bëj mjaftueshëm për t’ju ndihmuar që të jepni më tepër.

Por, një gjë mund t’jua siguroj: gjatë gjithë kësaj kohe kam ndier barrën e përgjegjësisë për ju – për jetën tuaj, për paqen e zemrave tuaja dhe për kujdesin baritor të shpirtrave tuaj.

Në lutjet e mia ia kam besuar Krishtit secilin prej jush veç e veç dhe të gjithëve së bashku, duke iu përgjëruar Atij që na fton t’ia besojmë brengat e jetës, barrën e mëkateve dhe ligështitë tona. Sepse, Ai është i vetmi që ka jetuar mes nesh deri në fund, “zemërbutë e i përvujtë”. Është i vetmi që na mëson si të përballemi me të keqen pa u bërë pjesë e saj, si ta kërkojmë paqen pa e mohuar të vërtetën dhe si ta mbrojmë dinjitetin njerëzor edhe kur gjithçka duket e humbur.

Këndej: “Mos kini frikë! Sepse po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin! Sot ju lindi Shëlbuesi, Krishti Zot!” (Lk 2,10–11).

Këto fjalë nuk janë poezi për kohë të qeta, as thënie për mbushamendje, por thirrje për guxim: që, derisa përballemi me të keqen, ta mbajmë gjallë shpresën në amshim, gëzimin e jetës së të pafajshmëve dhe lumturinë e bijve të Hyjit, ndërsa ecim mbi këtë tokë.

Duke ju uruar Krishtlindje të bekuara dhe një Vit të Ri 2026 të mbushur me paqe, drejtësi dhe shpresë të gjallë, lutem që zërat tuaj të jenë të mbushur me dashuri.

JU REKOMANDOJMË

Gjenden barna pa banderola në “Medical Group”, depoja gjobitet, qindra njësi kishin dalë në treg

Gjenden barna pa banderola në “Medical Group”, depoja gjobitet, qindra njësi kishin dalë në treg
04/05/2026 - 09:10

Mijëra njësi të një produkti medicinal janë gjetur pa banderola në depon e kompanisë “Medical Group”, gjatë një inspektimi të kryer nga Inspektorati Farmaceutik, ndërsa një pjesë e...

Më shumëDetails

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë – baba e bir përfshihen në sherr, tre në ndalim policor

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
04/05/2026 - 08:59

Një rrahje është regjistruar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ku tre persona janë përfshirë në përleshje fizike, mëson Sinjali. Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2026 rreth...

Më shumëDetails

Ymeri: Vjosa nuk është presidente për shkak të Albinit, populli duhet ta dijë se në zgjedhje po shkojmë për shkak të tij

Ymeri: Pezullimi i Dialogut Strategjik mesazh i qartë nga SHBA se Kurti duhet të ndryshojë qasje ndaj Kushtetutës e pakicave
04/05/2026 - 08:41

Analisti politik, Visar Ymeri, e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti, për dështimin e zgjedhjes së presidentetit të Republikës së Kosovës. I ftuar në VV Show, Ymeri ka thënë...

Më shumëDetails

Ish-ministri malazias: Me njohjen e Kosovës e dëshmuam se ishim të pavarur nga Serbia

Ish-ministri malazias: Me njohjen e Kosovës e dëshmuam se ishim të pavarur nga Serbia
04/05/2026 - 08:26

Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq, ka thënë se vendimi për njohjen e Kosovës në vitin 2008 nuk ishte i lehtë dhe as domosdoshmërisht i...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Ulet çmimi i naftës
04/05/2026 - 08:14

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për sot. Sipas vendimit të MINTI-t çmimi...

Më shumëDetails

Thyejnë shtëpinë në Jarinje – hajnat marrin mijëra euro e dinarë nga çanta e gruas

Hajnat i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vodhën portofolin dhe çelësat e banesës
04/05/2026 - 08:00

Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Jarinje të Leposaviqit, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë një shumë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro

    Neptun i biznesmenëve kontravers Sami Mane e Arsim Papraniku mashtron prizrenasin – nuk përfilli as urdhërin e shtetit, u dënua vetëm 3 mijë euro

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Trondit aktivisti Dardan Krasniqi – thotë se Mehdi Musa që sot përkrah Albin Kurtin, dikur u shtronte flija e kingja ushtarëve serbë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Teuta dhe Adonisi të ndarë prej dy vitesh, ai tashmë në lidhje të re

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Alarmante/Privatësia nën vëzhgimin e 11 kamerave: Kolegji “Pjetër Budi” kapet duke përpunuar kundërligjshëm të dhëna personale

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arkitektura e barazisë: Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë