“Plot 1.5 miliardë euro investime kapitale në kryeqytet”, ka premtuar kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku gjatë tubimit në degën e dytë.
Sipas tij këto investime nënkuptojnë rrugë më të mira, arsim më cilësor, shëndetësi moderne, më shumë sport, kulturë e teknologji.
“Një tjetër tubim i madh, tani në Degën e Dytë. Prishtina është plot dashni për Lidhjen”, ka shkruar Abdixhiku.













