Lumir Abdixhiku ka marrë sot edhe miratimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së si kandidat për Kryeministër nga kjo parti.
Abdixhiku drejtoi akuza ndaj kreut të VV’së, Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.
“Dhjetë muaj me radhë, Republika e Kosovës është mbajtur në bllokadë nga dikush që nuk e kupton demokracinë. Nga dikush që nuk e njeh rregullin themelor se shumica ndërtohet – nuk improvizohet; se legjitimiteti fitohet në Kuvend dhe tek qytetari e jo në propagandë.”, ka deklaruar Abdixhiku.
https://www.facebook.com/share/p/1D2P4vCGaS/?mibextid=wwXIfr












