Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €

01/12/2025 - 18:08
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në qershor të vitit 2023 Ndërmarrja Shërbyese e Transportit Tokësor “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. – Mitrovicë ka nënshkruar kontratë për qiradhënie me kompaninë “Arjeta Group” Sh.P.K., e cila në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve ka emër tregtar “Qendra Tregtare Arjeta QTA”. Pas një hulumtimi të gjatë, Veriu.info ka gjetur se kontrata është nënshkruar me shkelje flagrante ligjore dhe në dëm të pronës publike.

Objekt i kësaj kontrate të nënshkruar mes Kryeshefit Ekzekutiv të “Stacioni i Autobusëve” dhe pronarit të “Arjeta Group” Sh.P.K., Afrim Durmishi janë një lokal prej 843 m2 dhe parcela tokësore prej 18 ari (1802 m2).

Sipas neni 2 të kontratës, qiramarrësi (“Arjeta Group” Sh.P.K.) merr me qira paluajtshmërinë në vlerë prej 6.43 euro për m2 (çmimi bruto), ndërsa vlerën prej 5.94 euro për m2 do t’a transferojë në xhirollogarinë bankare të ndërmarrjes publike komunale “Stacioni i Autobusëve” për hapësirën e lokalit prej 843.75 m2.

Pika kritike e marrëveshjes është ajo e sipërfaqes totale prej 18 ari (1802m2), e cila i jepet në shfrytëzim pa pagesë qiramarrësit (“Arjeta Group” Sh.P.K.), edhe pse sipas rregullores së kompanisë për dhënie me qira të pronës së paluajtshme çmimi për këtë hapësirë është 1 euro për m2.

Neni 3 i kësaj kontrate parasheh se ajo është lidhur në kohëzgjatje prej 15 vitesh me të drejt ri-negocimi, ani pse rregullorja e kësaj kompanie për dhënie me qira të pronës së paluajtshme lejon dhënien me qira vetëm deri në 10 vite.

Përveç dy favorizimeve të lartëpërmendura me shkelje ligjore, ndërmarrje publike “Stacioni i Autobisëve”, e cila është 100% në pronësi të Komunës së Mitrovicës, i ka bërë edhe një favor tjetër kompanisë private “Arjeta Group” Sh.P.K., pasi që vlerën e investimit në lokal prej 224 mijë 433 euro do ta zbatoj në fatura mujore të qirasë.

Favorizimet për “Arjeta Group” Sh.P.K. nga ndërmarrja publike “Stacioni i Autobusëve” nuk përfundojnë me kaq. Me nenin 4.5 të kontratës qiradhënësi e siguron qiramërrësin se për kohën sa zgjat kjo kontratë në hapësirat e objekteve në pronësi të stacionit të autobusëve nuk do të jep me qira e as nuk do të zhvilloj aktivitete të njëjta ose ngjashme me qiramarrësin. Kjo nënkupton se kompania publike vet ose të tjerët që marrin lokale me qira, nuk mund të hapin markete ose çfarëdo veprimtarie tjetër të cilën është duke e zhvilluar “Arjeta Group” Sh.P.K. në këtë pronë publike.

Sipas nenit 5.3 me rastin e shkëputjes së kontratës qiramarrësi (“Arjeta Group” Sh.P.K.) do t’i dorëzoj qiradhënësit njësitë në gjendje të rregullt, por duke pasur parasysh shkallën e amortizimit të lokalit si pasojë e përdorimit. Pra, përkundër që 224 mijë 433 euro të investimit nga “Arjeta Group” Sh.P.K. i zbatohen në qira dhe dëmtohet “Stacioni i Autobusëve” në inkasim, lokali do t’i dorëzohet pas 15 vitesh në gjendje të amortizuar. Cili investim në një lokal ka vlerë reale pas 15 vitesh? Kjo nënkupton se me rastin e dorëzimit të lokalit pas 15 vitesh, ndërmarrja publike nuk do të ketë thuajse asnjë euro vlerë të mbetur nga ky investim i zbritur në qira.

Sa është qiraja totale e përllogaritur?

Me marrëveshjen e nënshkruar mes kompanisë publike lokale “Stacioni i Autobusëve” dhe “Arjeta Group”, qiraja mujore e lokalit është 5020 euro. Mirëpo, duke pas parasysh favorizimin në zbritje të investimit që krijohet në vlerë prej 224 mijë 433 euro, atëherë i bie se “Arjeta Group” nuk do të paguaj qira për rreth 44 muaj.

Qiraja e negociuar në vlerë prej 5.94 euro është shumë më e vogël, se sa çmimi për kategoritë e lokaleve deri në 300 m2. Se si ka vendosur Kryeshefi Ekzekutiv këtë vlerë të qirasë për m2 është shumë e dyshimtë.

Shkelja ligjore me hapësirë për parkingje?

Sipas nenit 2 të kontratës, 18 ari hapësirë të stacionit para dhe pas lokalit të dhënë me qira, do t’i jepet në shfrytëzim marketit të “Arjeta Group” pa pagesë. Ky favorizim për këtë biznes privat duke shfrytëzuar pronën publike, është në kundërshtim të plotë me paragrafin 3 të nenit 9 të rregullores së kompanisë publike lokale për dhënie me qira të pronës së paluajtshme.

Sipas paragrafit 3 të neni 9 të kësaj rregulloreje çmimi i qirasë për parking është 1 euro m2. Po ashtu edhe paragrafi 2 i nenit 9 thotë se çmimi i hapësirave të jashtme për dhënie me qira të kategorizuara në Kategorinë C (mbi 100 m2) është 1 euro m2.

1802 m2 (18 ari) hapësirë për parkingje që i janë dhënë marketit të “Arjeta Group” për 15 vite pa pagesë, nënkupton se për të njëjtin ky biznes është dashur të paguaj 1802 euro në muaj, që për 15 vite sipas rregullores së kompanisë publike lokale është dashur të paguante 324 mijë 360 euro.

E ka marrë pa kompensim pronën publike, por tash marketi i “Arjeta Group” ka vendour që hyrja në këtë parking bëhet me pagesë, e cila ka çmim prej 1 euro për 2 orë. Me një përllogaritje matematikore, në konsultim me njohësit e fushës, ka dalë se në 1800 m2 mund të krijohet hapësirë për rreth 70 parkingje, duke lënë të lirë edhe hapësirën për lëvizjen e tyre.

Afati ligjore për dhënien me qira?

Kontrata e nënshkruar nga Esat Jusufi, Kryeshef Ekzekutiv i ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve” – Mitrovicë, Esat Jusufi dhe Afrim Durmishi, pronar i “Arjeta Group” Sh.P.K. është e lidhur për 15 vite, gjë që është në kundërshtim të plotë me Rregulloren për Dhënie me Qira të Pronës së Paluajtshme të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. – Mitrovicë.

Sipas nenit 4 të Rregullores për Dhënie me Qira të Pronës së Paluajtshme të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”, afatet për dhënie me qira të pronës së paluajtshme ndahen në dhënie afatshkurtër dhe dhënië në shfrytëzim afatgjatë.

Dhënia afatshkurtër e pronës së paluajtshme/objekteve bëhet deri në 3 vite, ndërsa dhënia afatgjatë mund të bëhet deri në 10 vite. Pra, kontrata e nënshkruar për 15 vite është pa bazë ligjore dhe në kundërshtim të plotë me rregulloren e ndërmarrjes.

Veriu.info ka dërguar pyetje ne kompaninë publike lokale “Stacioni i Autobusëve” dhe në kompaninë “Arjeta Group” Sh.P.K. për të gjitha pikat e përmendura në shkrim më 27 nëntor, por deri në momentin e publikimit të këtij hulumtimi nuk kemi marrë përgjigje.

Kontrata e plotë mes Esat Jusufi dhe Afrim Durmishi: KËTU

Rregurllorja e plotë e ndërmarrjes lokale publike për dhënie me qira të pronave: KETU

JU REKOMANDOJMË

Surroi: Nuk duhet kërkuar ndryshimi i Gjykatës Speciale, por zhbërja e saj

Surroi: Nuk duhet kërkuar ndryshimi i Gjykatës Speciale, por zhbërja e saj
12/10/2026 - 22:04

Publicisti Veton Surroi, ka folur për hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për t'i ndihmuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Surroit, interes strategjik është që Kosova...

Më shumëDetails

“E kompleksojnë edhe BIA-n serbe me propagandë…” Ilir Mirena komenton propagandën që është krijuar në drejtim të ish-krerëve të UÇK-së

“E kompleksojnë edhe BIA-n serbe me propagandë…” Ilir Mirena komenton propagandën që është krijuar në drejtim të ish-krerëve të UÇK-së
12/10/2026 - 21:55

Analisti Ilir Mirena foli për propagandën që është krijuar në drejtim të ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se edhe “nëse lirohen është problem”. “Ai helmi që është mbjellë...

Më shumëDetails

Konjufca flet në Pragë për sulmin terrorist në Banjskë dhe atë në kanalin e Ibër-Lepencit

Konjufca flet në Pragë për sulmin terrorist në Banjskë dhe atë në kanalin e Ibër-Lepencit
12/10/2026 - 21:42

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në edicionin e 30-të të Forumit 2000 në Pragë, në panelin “Bridging the...

Më shumëDetails

Mehmetaj-Grudës: Ligjin e bëtë në pazar me Kurtin, e ndalët protestën dhe ia dhatë presidenten

Mehmetaj-Grudës: Ligjin e bëtë në pazar me Kurtin, e ndalët protestën dhe ia dhatë presidenten
12/10/2026 - 21:31

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka thënë deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë janë rezultat i një...

Më shumëDetails

Gruda: Me ligjin për Specialen, Kosova si shtet i pavarur përballet në Hagë

Gruda: Me ligjin për Specialen, Kosova si shtet i pavarur përballet në Hagë
12/10/2026 - 21:24

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar në Debat Plus se Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mund të krijojë...

Më shumëDetails

OVL e UÇK i reagon Marta Kosit: Nëse nuk zbatohet ligji për Specialen pasi të hyjë në fuqi i rifillojmë protestat masive

Prokuroria prezanton listën e veteranëve që pretendon se janë të rrejshëm, mbrojtja e kundërshton
12/10/2026 - 21:18

OVL-UÇK i ka reaguar komisioneres Marta Kos, e cila ka dalë kundër ligj-ndryshimit për Gjykatën Speciale. Në reagim thuhet se Marta Kos duhet të shqetësohet për padrejtësitë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori

    Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjilan

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Nuk e hiq asnjë shkronjë”; “u pajtuam të mos merrem me njëri-tjetrin”: Çka ndodhi mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Gani Gecit?

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mësohen detaje të reja për krimin që tronditi Gjilanin të dielën: Ja si ndodhi ngjarja

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë