Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur shkurt për media rreth takimit që ka pasur të mërkurën me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj.
Abdixhiku ka thënë se takimi me kryetarin e NISMA-s ka qenë “miqësor”.
“Takim shumë miqësor me Limajn”, ka thënë Abdixhiku për takimin e ndodhur të mërkurën.
Lidhur me takimin ka folur edhe vetë Limaj, duke konfirmuar se do të ketë edhe takimet të tjera mes tij dhe Abdixhikut.