Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Inspeksioni i Mitrovicës gjobiti kompaninë “Medi Premium” për mbindërtim pa leje, urdhëron t’i ndërpres menjëherë punimet (Dokument)

18/06/2025 - 16:14
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Inspeksioni i Mitrovicës gjobiti kompaninë “Medi Premium” për mbindërtim pa leje, urdhëron t’i ndërpres menjëherë punimet (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit të ndërtimeve pa leje në Mitrovicë, Veriu.info ka raportuar se si kompania ndërtimore “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje në qendër të Mitrovicës, duke shkelur lejen e marrë për ndërtimin e një objekt banesor me etazhitet B+P+11.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, Veriu.info ka siguruar procesverbalin e inspektimit të inspektorëve të ndërtimit në Komunën e Mitrovicës në vendpunishten e kësaj kompanie ndërtimore, ku evidentohet ndërtimi pa leje që po e bën kompania “Medi Premium” në rrugën ‘Nexhip Dragaj’ në Mitrovicë me pronar Albert Halilaj.

Po ashtu Veriu.info ka siguruar edhe gjobën e shqiptuar nga Drejtoria për Inspeksion për këtë mbindërtim pa leje, ku “Medi Premium” është dënuar me 500 euro nga inspektori Vehbi Ahmeti.

Veriu.info posedon edhe aktvendimin e inspektorit Vehbi Ahmeti, i cili ka urdhëruar kompaninë “Medi Premium” që MENJËHERË t’i ndërpres punimet e mbindërtimit në llamellat A – B për arsye të mosrespektimit të lejes së ndërtimit.

Në aktvendim thuhet që nëse “Medi Premium” nuk vepron sipas urdhërit të inspektorit për ndërtim, inspektori do të jetë i detyruar të bie aktvendim për rrënimin e mbindërtimit në këtë objekt afarist-banesor.

Tutje, thuhet që nëse pala (Medi Premium) nuk pajiset me leje të ndërtimit në afat prej 30 ditëve, duhet ta rrënoj mbindërtimin, ndërkaq nëse e largon shiritin dhe vazhdon punimet do të merren masa ligjore, për të cilin proces Veriu.info do ta monitoroj rastin në ditët vijuese.

Ndryshe, mbindërtimet pa leje në objekte banesore kanë për pasojë mospranimin teknik të objekteve të ndërtuara nga organet përgjegjëse komunale, ku në fund pësojnë blerësit e banesave në gjithë objektin, sepse asnjë pronar banese në atë objekt nuk mund të pajiset me fletë poseduese të pronës së tij, ndërkohë që inspektorët e ndërtimit kanë për obligim rrënimin e objekteve pa leje./Veriu.info

Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)

“Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Haziri zbulon emrin që u propozua për president në takimet VV-LDK

Draft statuti i asociacionit – Haziri: Kurti e ka pranuar, por nuk ka marrë pjesë në proces
14/10/2026 - 19:45

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ka treguar detaje nga takimet që partia e tij i kishte...

Më shumëDetails

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrin i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh
14/10/2026 - 19:27

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, e ka përshëndetur formimin e grupit punues për çështjen e Gjykatës Speciale, duke shprehur shpresën se...

Më shumëDetails

Qelaj: Kanë qenë dy kamera te vendi ku kam bisedu me zotin Thaçi, është xhiru biseda, jam ndjerë i ofenduar

Avokati i Popullit i shkruan SHBA-së dhe shteteve financuese për Dhomat e Specializuara
14/10/2026 - 18:54

Naim Qelaj, Avokat i Popullit, ka qenë i ftuar në T7. Ai ka treguar sesi kur ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së është regjistruar çdo bisedë e...

Më shumëDetails

Presidentja në takim me përfaqësueset e strehimoreve, theksoi “gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm”

Presidentja në takim me përfaqësueset e strehimoreve, theksoi “gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm”
14/10/2026 - 18:34

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim një delegacion të strehimoreve të Kosovës. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të strehimoreve, duke...

Më shumëDetails

Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore
14/10/2026 - 18:12

Vendimin e plotë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit iu caktua një muaj paraburgim ish-deputetit Gani Geci nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, është...

Më shumëDetails

Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)
14/10/2026 - 18:00

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private dhe respektimin e standardeve ligjore e profesionale në Kosovë, Veriu.info ka siguruar një raport të Inspektoratit Shëndetësor, në të cilin evidentohen gjetje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë