Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar sot Latif Berishën dhe Agim Hajrizin në 27-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe, raporton GazetaBlic.
Abdixhiku theksoi kontributin e Berishës në arsimin shqip dhe veprimtarinë politike, si dhe guximin dhe përkushtimin e Hajrizi në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve.
Ai u shpreh se veprat dhe idealet e tyre vazhdojnë të frymëzojnë Kosovën.












