Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të vazhdojë fushatën zgjedhore në Dukagjin, konkretisht në Junik, Deçan e Pejë.
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në këto tubime do të flasë për programin dhe vizionin e partisë së tij për Republikën e Kosovës.
Njoftimi i LDK-së:
Shihemi sot në Dukagjin, Junik – Deçan – Pejë! ✌️
Sot, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për t’ju folur drejtpërdrejt për programin dhe vizionin tonë për Republikën e Kosovës, për një shtet më të fortë, funksional, më të drejtë dhe me shpresë për çdo qytetar.
Në Junik, Deçan dhe Pejë, do të prezantojmë vizionin qeverisës të LDK-së, si dhe kandidatët tanë nga kjo anë, njerëz të ndershëm, të dëshmuar dhe të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve me përgjegjësi.
Ejani sot të gjithë: qytetarë, familjarë, miq e aktivistë! Ejani ta dëgjoni programin tonë, ta ndani vizionin tonë dhe ta ndërtojmë bashkë të ardhmen e Kosovës.
Zgjidhni shpresën!
🤝 Le të jemi bashkë për Kosovën që duam dhe ndryshimin që e meritojmë!
VOTO 123 – LDK
https://www.facebook.com/share/p/1Cz8sAfHKQ/?mibextid=wwXIfr











