Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ironizuar mbi raportimet se një gazetari të transmetuesit publik, i cili kishte realizuar një intervistë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, qeveria i ka dhënë një donacion prej 100 mijë eurosh.
Para se të mbyllte për media mbledhjen e kryesisë, Abdixhiku thumbi qeverinë në detyrë për keqmenaxhimin e fondeve publike, duke nënvizuar se opozita nuk ka mjete për t’i shpërblyer gazetarët me shuma të mëdha.
“Na nuk i kemi kah 100 mijë euro me iu dhanë gazetarëve për intervistë, po nëse rrini edhe pak kah një darkë e keni”, u shpreh ai.
LDK po mban mbledhje sot, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetar të komunave.