Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili tha se opozita nuk i ka votat për të formuar një qeveri të përkohshme.
Haradinaj ka deklaruar se ndonëse nuk bëhet fjalë për një shumicë absolute, ekziston një shumicë e mjaftueshme për të krijuar një qeveri të re nga opozita.
“Tani ne nuk i kemi një shumicë absolute të madhe, por një shumicë minimale e kemi. Ekziston shumica për qeverinë e opozitës,” tha ai në Debat Plus.