Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani i pret kongresistet amerikane: Rruga euroatlantike e Kosovës – qëllim i palëkundur

30/05/2025 - 18:11
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani i pret kongresistet amerikane: Rruga euroatlantike e Kosovës – qëllim i palëkundur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kongresistet Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të shoqëruara nga e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati dhe delegacioni e Kongresit.

Në këtë takim, përveç situatës aktuale politike dhe të sigurisë në vend, u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus të veçantë në fushën e mbrojtjes, investimeve dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Osmani theksoi se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për të garantuar stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Ajo nënvizoi se sa herë që SHBA-ja ka qenë e përfshirë dhe ka luajtur rol aktiv në rajonin tonë, janë arritur zgjidhje të qëndrueshme dhe është shënuar përparim i rëndësishëm.

Po ashtu, e para e shtetit të Kosovës shprehu falënderimet më të thella për prezencën e vazhdueshme të trupave amerikane në vendin tonë, duke theksuar se ky angazhim ka qenë themelor për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në momentet më të vështira. Ajo nënvizoi se ndihma dhe mbështetja amerikane, të ofruara që nga ditët më sfiduese, janë dëshmi e miqësisë së palëkundur dhe angazhimit të përbashkët për paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë.

Duke falënderuar kongresistët për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës, Osmani theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara është po ashtu jetik për realizimin e synimeve euroatlantike të vendit, që mbeten qëllim i palëkundur për Republikën e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”
07/07/2026 - 12:13

Nga sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nuk do të figurojë si pjesë e Serbisë në të dhënat e autoriteteve gjermane. Kjo pasaktësi është korrigjuar nga Autoriteti Federal i...

Më shumëDetails

“Kosova ndër top-vendet me rritjen ekonomike”, Murati shpërndan analizën kritike për importin e lartë të Kosovës

Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati
07/07/2026 - 12:01

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shpërndarë një artikull të Euronews, që duke cituar Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka vlerësuar se Kosova pritet të jetë ndër top-shtetet...

Më shumëDetails

SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank
07/07/2026 - 11:35

Një kompani me seli në Prishtinë, Kryon.83, me seli në Prishtinë dhe Tiranë, është goditur nga SPAK pasi pronari i saj dyshohet se është përfshirë në një skemë...

Më shumëDetails

Rutte: NATO po bën “përparim të jashtëzakonshëm” duke zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes

Rutte: Disa aleatë evropianë u testuan dhe dështuan në luftën kundër Iranit
07/07/2026 - 11:17

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ka bërë “përparim të jashtëzakonshëm” një vit pas vendosjes së misionit të saj për të forcuar bashkëpunimin përmes...

Më shumëDetails

Haxhiu pret raportuesin për Kosovën në PE – Kërkon që aplikimi për anëtarësim në BE të ‘‘trajtohet pa vonesa’’

Haxhiu pret raportuesin për Kosovën në PE – Kërkon që aplikimi për anëtarësim në BE të ‘‘trajtohet pa vonesa’’
07/07/2026 - 11:02

U.d presidentja, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim, raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. Në komunikatën për media, njoftohet se Haxhiu, ka theksuar se ‘’...

Më shumëDetails

Gjilani merr vendim: Zgjatet orari i “muzikës” për gastronominë

A do të anulohet vendimi për 1 orë më pak punë i Alban Hysenit, flet zëdhënësi i Komunës së Gjilanit
07/07/2026 - 10:50

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendimin për lejimin e përdorimit të mjeteve elektro-akustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë, duke përcaktuar edhe orarin e lejuar të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë