Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se ka pasur respekt për Glauk Konjufcën.
Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se respektin për të e ka humbur në momentin që ai e ka marrë kandidaturën nga Albin Kurti.
“Unë kam pasur respekt për njerëz që kanë pasur njëfarë lloj dije si z.Konjufca brenda Vetëvendosjes. Por, që më ka humbur respekti në tërësi prej momentit që ata kanë vendosur të bëhen vegël e një loje të pakuptueshme të mandatarit të herës së kaluar”.
“Që e merr Glauk Konjufca rolin me vonu ditët e Kosovës, 15 ditë, duke e ditë që nuk ka vota dhe me bë një lojë të tillë, mua më ka humbur respekti”, u shpreh Abdixhiku.













