Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se tubimi i mbajtur në Kodrën e Trimave në Prishtinë dëshmon mbështetjen e fuqishme qytetare për LDK-në dhe vizionin e saj për qeverisjen e vendit.
“Sonte, Kodra e Trimave na la pa fjalë. Kjo është Prishtina. Kaq mjafton. Vranjevci po flet qartë”, ka thënë Abdixhiku, duke theksuar se mobilizimi qytetar është tregues i qartë i besimit ndaj LDK-së.
Ai theksoi se më 28 dhjetor, Vranjevci dhe Prishtina po e mbështesin fuqishëm Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërsa Dega I e Prishtinës, sipas tij, përfaqësohet nga kandidatë të dëshmuar dhe me përvojë të theksuar institucionale.
“Lista jonë përfaqëson përvojë, angazhim qytetar dhe përkushtim ndaj arsimit, qeverisjes lokale dhe jetës politike”, u shpreh Abdixhiku.














