Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka vizituar ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Tahiri nga atje ka përcjellë një mesazh të ish-presidentit, Hashim Thaçi për qytetarët, duke i uruar për Ditën Çlirimit.
“Në Ditën e Çlirimit, ju përcjell përshëndetjet dhe përqafimet më të përzemërta nga Presidenti Hashim Thaçi – udhëheqësi i luftës sonë çlirimtare dhe simboli i qëndresës sonë kombëtare.”, ka shkruar Tahiri.