Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Besarta Haskaj- Balaj nga asistente e Nagavcit në Zyrtare e Lartë për mësim plotësues për mërgatë

13/06/2025 - 16:29
në Kryesore, Lajme
A A
Besarta Haskaj- Balaj nga asistente e Nagavcit në Zyrtare e Lartë për mësim plotësues për mërgatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Besarta Haskaj- Balaj, që i shërbeu për katër vite e gati dy muaj asistente administrative ministres në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci, ka filluar punën Zyrtare e Lartë për mësim plotësues për mërgatë në këtë Ministri nga data 02.06.2025.

Pra, Haskaj- Balaj ka kaluar nga pozita politike në kabinetin e ministres Nagavci, në pozitën e shërbyeses civile në Ministri të Arsimit.

Haskaj- Balaj e kontaktuar përmes telefonit nga KALLXO.com, nuk ka pranuar të përgjigjet për emërimin e saj në Zyrtare e Lartë për mësim plotësues për mërgatë, por ka vlerësuar se meqë është pjesë e Ministrisë së Arsimit, përgjigjet të merren nga Ministria.

“Besarta jam, po asistente [e ministres Nagavci] jo ma. Po kam dhënë dorëheqje [nga pozita e asistentes], po për gjithçka duheni m’u drejtu tek zyra e komunikimit që është këtu në MAShTI përmes email-it edhe besoj mandej ju kthejnë përgjigje”- ka thënë Haskaj- Balaj, më 10.06.2025.

Nga data 10.06.2025, KALLXO.com e ka pyetur përmes email-it Haskaj- Balaj nëse ka përvojë në mësimdhënie, e cila është kërkuar sipas shpalljes së konkursit të datës 30.01.2025 për pozitën e Zyrtarit të Lartë për mësim plotësues për mërgatë në Ministri të Arsimit dhe nëse e kishte pasur për qëllim të kalonte në këtë pozitë, por nuk ka dhënë përgjigje deri në publikimin e lajmit.

Se a ka dëshmuar përvojë në mësimdhënie Haskaj- Balaj, nuk është përgjigjur as Komisioni vlerësues i konkursit për Zyrtarë të Lartë për mësim plotësues për mërgatë, ndonëse KALLXO.com i ka dërguar pyetje nga data 12.06.2025. Ky Komision e ka vlerësuar me 91 pikë ish-asistenten e Nagavcit.

Komisioni vlerësues i konkursit për Zyrtarë të Lartë për mësim plotësues për mërgatë përbëhet nga: Besim Muharremi (kryesues) dhe anëtarët – Arta Bruqaj, Nazan Safqi, Xhemajl Buzuku dhe Besiana Hyseni.

Nagavci kishte njoftuar më 12.04.2021 se Besarta Haskaj- Balaj, do të jetë asistente administrative dhe se në atë kohë ishte në përfundim të studimeve master për mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Nagavci kishte bërë të ditur se Haskaj- Balaj ka qenë edhe asistente e ish-zëvëndësministrit të Arsimit, Jusuf Thaçi.

Sipas Ministrisë së Arsimit, Haskaj- Balaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e asistentes së ministres Nagavci më 16.05.2025. Në bazë të kësaj, Haskaj- Balaj ka aplikuar për Zyrtare e Lartë për mësim plotësues për mërgatë sa ishte asistente e ministres, pasi afati për aplikim ishte nga 31.01.2025 deri më 01.03.2025.

KALLXO.com e ka pyetur Agjencinë për Parandalimin e Konfliktit të Interesit (APK) nëse paraqet konflikt interesi punësimi i Haskaj- Balajt nga asistente e ministres në Zyrtare e Lartë për mësim plotësues për mërgatë në Ministri të Arsimit.

Duke u bazuar në sqarimet dhe informacionet që ia ka ndarë KALLXO.com, Agjencia ka thënë se punësimi i Haskaj- Balajt nuk paraqet situatë të konfliktit të interesit, bazuar në Ligjin për Parandalimin e konfliktit të Interesit.

Shpresa Kokollari, zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit në një përgjigje me shkrim për KALLXO.com tha se derisa kandidati i nënshtrohet të gjitha procedurave të konkursit të hapur, testimit me shkrim që bëhet përmes sistemit elektronik dhe anonimitetit të kandidatëve dhe intervistës, nuk ka mundësi të favorizimit të asnjë kandidati.

“E drejta e aplikimit e nëpunëses Besarta Haskaj- Balaj në pozitën Zyrtare e Lartë për mësim plotësues për mërgatë është e garantuar me dispozitat e nenit 9 të Ligjit Nr. 08/L-197 për zyrtarët publik dhe nuk paraqet asnjë lloj të konfliktit të interesit” – ka thënë Kokollari, më 11.06.2025.

Kokollari ka bërë të ditur se Haskaj- Balaj ishte emëruar asistente e Nagavcit më 23.03.2021.

Në bazë të konkursit në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ), Haskaj- Balaj ka emërim me afat të pacaktuar në pozitën e Zyrtares së Lartë për mësim plotësues për mërgatë.

Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në një përgjigje me shkrim për KALLXO.com, më 11.06.2025, ka shpjeguar se pozita e Haskaj- Balajt është e katogorisë profesionale, dhe sipas Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë emërimi në këtë pozitë duhet të jetë me afat të pacaktuar.

Për dallim prej pozitave drejtuese, të kategorisë së mesme apo të ulët, që sipas Ligjit për zyrtarët Publikë parashihet emërim me mandat katër vjeçar.

Në bazë të konkursit të datës 30.01.2025, Zyrtari i Lartë për mësim plotësues për mërgatë ka këto detyra:

– Krijon dhe zhvillon pandërprerë konceptin dinamik dhe bazën profesionale, juridike dhe materiale për organizimin, mbështetjen, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e shkollës së mësimit plotësues në gjuhën amtare në diasporë,

– Bashkëpunon dhe bashkërendon veprimet me të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare brenda Kosovës me interes për shkollën e mësimit plotësues, posaçërisht identifikimin dhe harmonizimin e veprimeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Kulturës;

– Inicion dhe koordinon aktivitetet me Divizionin e Kurrikulave dhe Teksteve shkollore dhe subjektet e tjera me interes brenda dhe jashtë vendit, për hartimin e Kurrikulës për shkollën në diasporë;

– Bashkëpunon me zyrtarin e MASHTI-t për tekste shkollore dhe materiale mësimore për zhvillimin edhe të teksteve dhe materialeve për nxënësit e diasporës, dhe të tjera.

JU REKOMANDOJMË

Java e ardhshme pa vapë ekstreme, mot kryesisht me diell

05/07/2026 - 22:25

Kosova pritet të ketë mot kryesisht të qëndrueshëm gjatë javës së ardhshme, me temperatura të zakonshme për korrikun dhe pa valë të theksuara vape, sipas parashikimit të Institutit...

Më shumëDetails

Republikani amerikan falënderon publikisht Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme

Republikani amerikan falënderon publikisht Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme
05/07/2026 - 22:03

Labinot Rexha ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me fotografinë e fundit të publikuar gjatë pushimeve në Ulqin. Në imazhin e ndarë me ndjekësit, këngëtari shfaqet pranë bashkëshortes...

Më shumëDetails

Voziti 161 kilometra në orë, ndëshkohet shoferi me 500 euro dhe iu ndalua vozitja 6 muaj

Voziti 161 kilometra në orë, ndëshkohet shoferi me 500 euro dhe iu ndalua vozitja 6 muaj
05/07/2026 - 20:52

Policia e Kosovës ka ndëshkuar tre shoferë në rajonin e Ferizajt për kundërvajtje të rënda në trafik, në kuadër të planit operacional për rritjen e sigurisë në komunikacionin...

Më shumëDetails

Cadman për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GjEDNj-së ndikon në Apel

Cadman për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GjEDNj-së ndikon në Apel
05/07/2026 - 20:21

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka folur për mundësinë e ndikimit që një vendim eventual i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mund të ketë edhe...

Më shumëDetails

Nisma për nënshkrime kundër Abdixhikut nuk po gjenë mbështetje të mjaftueshme

Abdixhiku: Në Prishtinë jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh veç me punë
05/07/2026 - 19:55

Sot, në media është raportuar se ka nosur mbledhja e nënshkrimebe për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të këtij subjekti politik pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet...

Më shumëDetails

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ për protestën e 36 radhazi kundër qeverisë

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ për protestën e 36 radhazi kundër qeverisë
05/07/2026 - 19:50

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 36-të ditësh në kryeqytet. Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj fermerit, Bashkim Ramosaj: Kanali i Radoniqit nuk e furnizon më liqenin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë