Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abrazhda: Patjetër që Kosova duhet të hyjë në NATO, s’ka dyshim për mbështetjen e Shqipërisë

08/06/2025 - 09:11
në Kryesore, Lajme
A A
Abrazhda: Patjetër që Kosova duhet të hyjë në NATO, s’ka dyshim për mbështetjen e Shqipërisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Blerina Abrazhda, në një intervistë për EO tha se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO pa kushte, duke theksuar se Shqipëria do të mbështesë gjithmonë aspiratat euroatlantike të shtetit të Kosovës.

Sipas saj, pavarësisht zhvillimeve në veri të vendit, shtetësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk mund të vihen në diskutim.

Ajo theksoi se situata gjeopolitike globale është më komplekse se kurrë më parë, duke nënvizuar rëndësinë e një pozicionimi të qartë në bllokun euroatlantik.

“Situata gjeopolitike është e komplikuar kudo në botë, nuk është vetëm rajoni ynë. Ndoshta le të themi në 20-30 vitet e fundit nuk ka pasur situatë më komplekse se kjo që jemi sot, pavarësisht luftërave në Ballkan. Është zgjeruar shumë rrjeti i problemeve gjeopolitike që po kemi sot. Shqipëria në të gjitha nivelet e lidershipit që nga kryeministri e gjithë nivelet e tjera është përgjithmonë si suportuesi më i madh i Kosovës. E para ne suportojmë hyrjen e Kosovës në NATO dhe kjo është: patjetër që Kosova duhet të hyjë në NATO. Nuk ka dyshim për mbështetjen tonë, e cila do të vazhdojë gjithmonë e pakursyer. Nuk ka forum ndërkombëtar, ku kryeministri Rama, ministri Peleshi, gjithashtu edhe unë e gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme që marrim pjesë, nuk përmendet anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe avancimi i gjithçkaje për Kosovën për hyrjen në mekanizma ndërkombëtarë”, tha ajo.

Ajo e cilësoi Kosovën si një projekt të suksesshëm të NATO-s dhe një shembull të arritjeve të organizatës në rajon.

Abrazhda qartëson se procesi i anëtarësimit në NATO është i vështirë për shkak të faktorëve gjeopolitikë. Ajo theksoi se mbështetja e Shqipërisë për Kosovën nuk është thjesht vëllazërore, por mbështetje shtetërore dhe strategjike.

“Që Kosova duhet të anëtarësohet në NATO ajo duhet që të jetë me patjetër, pa marrë parasysh se çfarë po ndodh në veri të Kosovës ose jo. Kosova si shtet i pavarur dhe sovran në një regjion ku mbështet integrimin euroatlantik, në një regjion ku Kosova është projekti më i suksesshëm i NATO-s, së paku që nga formimi i NATO-s. Është një nga misionet më të mëdha që NATO ka sot realisht. Duhet patjetër të hyjë në NATO. Ka një forcë të armatosur, e cila është e kompletuar, ka një sovranitet si shtet, ka Kushtetutën, i ka të gjitha elementet për të hyrë. Natyrisht, mekanizmat e anëtarësimit janë nivel shumë i lartë politik i komplikuar për arsye të ndryshme gjeopolitike. Mbështetja nuk do të mungojë, por Kosova nuk duhet ta harrojë asnjëherë që mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës nuk është vetëm mbështetja vëllazërore, por është edhe mbështetja e Shqipërisë si anëtare e NATO-s”, tha ajo.

Zëvendësministrja përmendi edhe përkrahjen ndërkombëtare që Shqipëria ka mobilizuar për Kosovën.

“Me mbështetjen tonë është një grup i 32 shteteve që do ta mbështesin Kosovën përherë dhe gjithmonë. Nuk ka kthim prapa në çështjen e Kosovës, kjo duhet të jetë e qartë. Se çfarë shtete të tjera bëjnë dhe si organizohen ndoshta janë gabime të tyre gjeopolitike, ndoshta janë strategji të tyre që mendojnë që do të jenë më të suksesshme, por duke qenë se si bota sot është ndarë gjeopolitikisht në dy kampe të ndryshme, ne si shqiptarë të gjithë, si në Shqipëri dhe në Kosovë jemi në kampin e duhur”, tha Abrazhda.

JU REKOMANDOJMË

Osmani bartëse e listës? Azemi tregon nëse është diskutuar si opsion në LDK

Edhe Presidentja Osmani e përcjell konferencën e Kurtit dhe Muratit
25/03/2026 - 15:36

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është përgjigjur raportimeve se presidentja Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së, në qoftë se vendi shkon në...

Më shumëDetails

Punëtorët e “Prishtina Parkingut” protestojnë për të tretën herë, paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Punëtorët e “Prishtina Parkingut” protestojnë për të tretën herë, paralajmërojnë grevë të përgjithshme
25/03/2026 - 15:35

Punëtorët e “Prishtina Parkingut”, kanë protestuar për të tretën herë para zyreve të kësaj ndërmarrjeje, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës. Rritja e pagës, pagesa e shujtës,...

Më shumëDetails

Irani lejon kalimin e anijeve të naftës ‘jo-armiqësore’ në Ngushticën e Hormuzit, por i vë kusht

Irani lejon kalimin e anijeve të naftës ‘jo-armiqësore’ në Ngushticën e Hormuzit, por i vë kusht
25/03/2026 - 15:31

Një numër i kufizuar anijesh vazhdojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani ka deklaruar se anijet cisternë të naftës që konsiderohen “jo-armiqësore” mund të kalojnë nëpër...

Më shumëDetails

Izraeli drejt votimit final për ligjin e dënimit me vdekje për të dënuarit për terrorizëm

Izraeli drejt votimit final për ligjin e dënimit me vdekje për të dënuarit për terrorizëm
25/03/2026 - 15:26

Legjislacioni i iniciuar nga partia e ekstremit të djathtë Otzma Yehudit ka tërhequr kritika në rritje nga kundërshtarët dhe grupet për të drejtat e njeriut, teksa avancoi në...

Më shumëDetails

Deputetja e VV-së thotë se janë të gatshëm të bashkëpunojë me opozitën për presidentin e ri

Deputetja e VV-së thotë se janë të gatshëm të bashkëpunojë me opozitën për presidentin e ri
25/03/2026 - 15:17

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, tha se LVV-ja është e gatshme të vazhdojë bisedimet me partitë opozitare për të gjetur një emër konsensual për president të ri, i...

Më shumëDetails

Supremja e shpall të paligjshëm kufizimin kohor për njohjen e kualifikimeve arsimore në pensionet kontribut-paguese

Supremja e shpall të paligjshëm kufizimin kohor për njohjen e kualifikimeve arsimore në pensionet kontribut-paguese
25/03/2026 - 15:03

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallë të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragrafin 5 të nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2015 (MPMS), i cili rregullon kategorizimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë