Adem Jashari i ri është fejuar me Yllka Tahirin, bijën e inxhinierit të Trepçës, Xhevdet Tahiri, nga fshati Vllahi i Mitrovicës.
Yllka Tahiri, e lindur në Mitrovicë, ka fituar zemrën e Adem Jasharit të ri. Ajo ka ndjekur studimet në mjekësi dhe ka filluar punë si mantelbardhë.
Me rastin e fejesës, babai i saj, Xhevdet Tahiri, ka uruar çiftin me një mesazh emocional:
“Vajza ime, drita e syve të mi, urime nga zemra për fejesën tuaj! 💍 Yllka dhe Adem, ju urojmë një fillim të mbarë në këtë rrugëtim të bukur të jetës së përbashkët. U trashëgofshi, Allahu ju dhuroftë shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur! Qoftë lidhja juaj e mbushur me dashuri, respekt dhe lumturi të pafundme.”












