Është bërë bujë e madhe sot kur deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, u paraqit në parlament me një veshje më ndryshe se zakonisht. Pas xhiros së asaj veshje në rrjete sociale, ka ardhur reagimi edhe nga vetë Matoshi.
Në një postim të sajin në Facebook, ajo kritikoi mediat duke thënë se më përpara do të fliste për arritjet e qeverisë sesa për veshjen e saj.
“Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj”, tha Adriana Matoshi.
Më tej, ajo vazhdoi: “Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!”