Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afaristët e Drenasit i japin përkrahje, Ramiz Lladrovci: Heqja e taksës së operimit do të jetë vendimi i parë

17/09/2025 - 12:28
në Lajme
A A
Afaristët e Drenasit i japin përkrahje, Ramiz Lladrovci: Heqja e taksës së operimit do të jetë vendimi i parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar një takim me afaristë, biznesmenë, pronarë kompanish dhe fermerë, ku ka diskutuar për fuqizimin e biznesit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e kushteve për më shumë investitorë në komunë, shkruan rajoni.org.

Ai tha se është krenar me mbi 2.000 biznese që aktualisht operojnë në komunën e Drenasit, duke kontribuar jo vetëm në zhvillimin e komunës, por edhe të Kosovës në përgjithësi. Sipas tij, një nga vendimet e para në mandatin e ardhshëm do të jetë heqja e taksës së operimit për bizneset, krahas lehtësirave të tjera që do të krijohen.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Si ta fuqizojmë biznesin, si t’i shtojmë vendet e punës, si të shtojmë numrin e kompanive dhe investitorëve, janë disa nga çështjet që i diskutuam me kandidatët “Për Drenasin Kampion”, bashkë me afaristë, biznesmenë, pronarë të kompanive e fermerë.

Drenasi është zemra e Kosovës, pozita jonë gjeografike, është zonë shumë e kërkuar për të zhvilluar biznes dhe veprimtari dhe ne jemi dëshmuar se ofrojmë lehtësira dhe klimë pozitive për të bërë biznes.

Jam krenar me mbi 2.000 biznese që punojnë e operojnë në komunën e Drenasit, e zhvillojnë jo vetëm Komunën por kanë kontribut në zhvillimin e Kosovës. Heqja e taksës së operimit, është ndër vendimet e para në mandatin e ardhshëm, por, do të ketë edhe lehtësira të tjera.

Ne kemi 101 arsye për të votuar “Për Drenasin Kampion”, zemrën e Kosovës, tërheqëse për investitorët vendorë e ndërkombëtarë, në komunën me kontribut të madh për lirinë e Kosovës.

Me përkrahjen dhe gatishmërinë e afaristëve të Drenasit me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, fryma e fitores është e pandalshme. Vazhdojmë edhe katër!

JU REKOMANDOJMË

Zgjedhjet Lokale 2025 – KQZ publikon adresat e kutive postare për votim nga jashtë Kosovës
Kryesore

Zgjedhjet Lokale 2025 – KQZ publikon adresat e kutive postare për votim nga jashtë Kosovës

17/09/2025 - 14:28
“Putin po teston limitet”, paralajmëron Merz
Lajme

“Putin po teston limitet”, paralajmëron Merz

17/09/2025 - 14:24
Peci kritikon protestën në Hagë: Pamjet nga protesta nuk më pëlqyen, mund të ndikojnë negativisht
Lajme

Peci kritikon protestën në Hagë: Pamjet nga protesta nuk më pëlqyen, mund të ndikojnë negativisht

17/09/2025 - 14:14
Williams: Veton Surroi nuk më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Hashim Thaçi, asnjëherë
Kryesore

“Thaçi kontrollohej fort nga jashtë”, Williams: Hashimi u raportonte edhe komandantëve

17/09/2025 - 14:00
Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik
Kryesore

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17/09/2025 - 13:39
Dy anëtarë të BIK-ut nën hetime”, dyshohen për keqpërdorim të donacioneve
Lajme

Dy anëtarë të BIK-ut nën hetime”, dyshohen për keqpërdorim të donacioneve

17/09/2025 - 13:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Pra, duhet ta gjej një dhomë hoteli” – Rubin deshi që të përfundoj dëshminë sot, por nuk iu aprovua kërkesa

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • E turpshme: Bulliqi kërkon nga Hyseni në studio televizive që ta dëshmojë me foto se e ka vëllain invalid lufte

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë