Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

16/09/2025 - 20:28
në Sport
A A
Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Erdhi si “shpëtimtar” i klubit të futbollit Vushtrria, por fatkeqësisht ky klub nga momenti kur mori si sponsor biznesmenin Shaip Mikullovci, nuk arriti asnjë rezultat konkret madje duke dështuar edhe të inkuadrohet në superligë.

Veriu.info ka raportuar vazhdimisht për probleme të shumta në menaxhim dhe keqpërdorime të vazhdueshme nga menaxhmenti i klubit, i cili u vendos me “urdhrin” e Shaip Mikullovcit.

Ai filimisht kishte vendosur si kryetar të klubit ish kryetarin e BIK-ut në Vushtrri, Shemdi Rrahimin, i cili më parë kishte qenë edhe punétor i Shaip Mikullovcit në kompaninë e tij Emona Grup. Sikur kjo të mos mjaftonte Mikullovci kishte vendosur në pozitën e drejtorit sportiv, Liridon Ahmetin, dhëndrrin e tij (burrin e motrës).

Rrahimi kritikohej se nuk kishte njohuri për futbollin.

E pikërisht njëri nga ta, kryetari i klubit Shemsi Rrahimi, në Kuvendin e nesërm të FC Vushtrria, do të largohet nga kjo pozitë pas raportimeve të vazhdueshme të Gazetës Online Veriu.info për keqpërdorime në klub.

Veriu.info kishte raportuar për transaksione të dyshimta nga llogaria e FC Vushtrria në xhirollogarinë e një kompanie që merret me hekur e çelik.

Bëhet fjalë për kompaninë “Inter Steel” Sh.P.K., e cila si aktivitet kryesor në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve ka “Tregtia me shumicë e drurit, materialeve të ndërtimit dhe pajisjeve hidrosanitare”, në llogarinë e së cilës janë transferuar hiq më pak se 130 mijë euro.

Më pas Veriu.info kishte raportuar për pagesa të majme për kryetarin e klubit Shemsi Rrahimi në vlerë prej 1500 euro në muaj, derisa lojëtarët nuk merrnin paga.

Por kjo nuk ishte e hyra e vetme nga FC Vushtrria për familjen e Rrahimit, pasi edhe vajza e tij, Sara Rrahimi, ishte paguar me 2000 euro në emër të shërbimeve ndaj klubit.

E krejt këto raportime kanë bërë që Rrahimi nesër të largohet nga kjo pozitë.

Vaki kosovare/Ish kryetari i BIK (punëtori i Shaip Mikullovcit), Shemsi Rrahimi pritet të bëhet sot kryetar i FC Vushtrria

Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

SHBA mposht Bosnje e Hercegovinën dhe kalon në 1/8 e finales, Balogun hero e më pas i përjashtuar

SHBA mposht Bosnje e Hercegovinën dhe kalon në 1/8 e finales, Balogun hero e më pas i përjashtuar
02/07/2026 - 09:22

Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguruan kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, pasi mposhtën Bosnje e Hercegovinën me rezultat 2-0 në stadiumin “Levi’s Stadium”....

Më shumëDetails

“Tre Luanët” përmbysin Kongon, Harry Kane shpëton Anglinë

“Tre Luanët” përmbysin Kongon, Harry Kane shpëton Anglinë
01/07/2026 - 20:02

Anglia ka shënuar një fitore të vështirë por tejet të rëndësishme përballë Kongos, duke triumfuar me rezultat 2-1, falë një dygolëshi nga kapiteni Harry Kane. Ndeshja nisi në...

Më shumëDetails

Transferimet më të bujshme të javës

Transferimet më të bujshme të javës
01/07/2026 - 15:30

Merkatoja verore po hyn në fazën më interesante, me disa transferime të rëndësishme të konfirmuara në futbollin evropian dhe amerikan. Më poshtë janë lëvizjet më të spikatura të...

Më shumëDetails

Yamal tregon kënd dëshiron ta transferojë Barcelona këtë verë

VIDEO/ Emocionohet Lamine Jamal, tifozi i zjarrtë i bën dhuratën speciale përpara ndeshjes kundër Uruguait
01/07/2026 - 12:24

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka zbuluar futbollistin që do të dëshironte ta shihte në “Camp Nou” gjatë afatit kalimtar të verës. Ndërsa është i angazhuar me Spanjën...

Më shumëDetails

Ronaldo synon të thyejë mallkimin në fazën me eliminim direkt të Botërorit

Gol, gol dhe vetëm gol – Ronaldo për Al Nassrin
01/07/2026 - 12:23

Kur Portugalia të përballet me Kroacinë në 1/16 e finales së Kupës së Botës, Cristiano Ronaldo do të kërkojë të arrijë diçka që nuk e ka bërë kurrë...

Më shumëDetails

Norvegjia triumfon ndaj Bregut të Fildishtë

Norvegjia triumfon ndaj Bregut të Fildishtë
30/06/2026 - 21:27

Norvegjia triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë, duke siguruar fitoren e parë në histori në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, në përpjekjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë