Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandidat unifikues, jo zgjatim të partisë në pushtet

24/02/2026 - 18:20
në Lajme
A A
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandidat unifikues, jo zgjatim të partisë në pushtet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për institucione serioze dhe të përgjegjshme, duke thënë se edhe zgjedhja e presidentit duhet të bazohet në këto parime.

Në FIVE në TV Dukagjini, Mustafa ka thënë se PDK-ja kërkon një president unifikues, që ruan balancën mes pushteteve dhe nuk është zgjatim i partisë në pushtet.

Mustafa ka theksuar se edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, e ka bërë të qartë qëndrimin e partisë se nuk do të votojë për një kandidat që vjen nga partia në pushtet apo që, sipas tij, do të ishte “zgjatim i saj”.

“Ajo çka kërkojmë ne është që shteti të ketë institucione serioze, të përgjegjshme që e çojnë përpara Kosovën. Kjo është çka kërkojmë ne. Dhe kjo është çka kërkojmë edhe për presidentin. Ne kërkojmë që shteti të ketë president, por në asnjë mënyrë nuk kërkojmë që shteti të ketë një president që nuk i plotëson kushtet që duhet t’i plotësoj një president unifikues, që çon përpara rolin e presidentit dhe ruan balancin mes pushteteve në Kosovë… edhe kreu u PDK-së Zoti Hamza e ka potencuar qartë që PDK-ja nuk ka votë për ndonjë kandidat për president që është përfaqësues apo që vjen nga partia në pushtet apo që është zgjatim i partisë në pushtet. Kosova nuk ka nevojë për një president që luan rolin e një të deleguari të kryeministrit aktual”, ka thënë Mustafa.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill, ndërsa afati i fundit për votimin e presidentit të ri është 4 marsi, duke e vendosur procesin në një kornizë të ngushtë kohore.

Sipas Kushtetutës, për zgjedhjen e presidentit në dy rundet e para kërkohen së paku 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës. Çdo kandidaturë duhet të mbështetet nga të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Nëse në dy raundet e para asnjë kandidat nuk arrin 80 vota, në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota.

Nëse deri më 4 mars nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi do të duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh.

JU REKOMANDOJMË

Ligji për të Huajt që nis të zbatohet në plotni nga 15 marsi, Kurti përsëri takim me krejt ambasadorët e huaj

Ligji për të Huajt që nis të zbatohet në plotni nga 15 marsi, Kurti përsëri takim me krejt  ambasadorët e huaj
24/02/2026 - 19:08

Kryeministri Albin Kurti, priti në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës. Siç njofton ZKM, ky është takimi i dytë i...

Më shumëDetails

Kastrati: Haradinaj, i kompletuar për president, por s’ka vota – të propozohet dikush nga Jasharët

Kastrati: Haradinaj, i kompletuar për president, por s’ka vota – të propozohet dikush nga Jasharët
24/02/2026 - 19:03

Profesori universitar, Ardian Kastrati, në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka thënë se Ramush Haradinaj është kandidati i kompletuar për President. Megjithatë, ai tha se i njëjti...

Më shumëDetails

Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk ndalen

Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk ndalen
24/02/2026 - 18:59

Edhe gjashtë ditë pune kanë mbetur nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por në vend të emrave dhe marrëveshjeve konkrete, dominon paqartësia. Në...

Më shumëDetails

Washingtoni njeh muajin e Ramazanit si festë zyrtare

Washingtoni njeh muajin e Ramazanit si festë zyrtare
24/02/2026 - 18:29

Guvernatori i shtetit të Washington, Bob Ferguson, i cili vitin e kaluar u bë shteti i parë në SHBA që e shpalli Fitër Bajramin festë zyrtare shtetërore, ka...

Më shumëDetails

“Shpëlarje e parave”, tre të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar masë ndalimi 48 orësh

“Shpëlarje e parave”, tre të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar masë ndalimi 48 orësh
24/02/2026 - 18:24

Ditën e sotme, Dogana e Kosovës, ka njoftuar se janë kapur rreth 1 milion euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar Merdare. Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe...

Më shumëDetails

Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe logoja zyrtare

Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe logoja zyrtare
24/02/2026 - 18:15

Është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për manifestimin me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të mbahet më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Egzon Salihu Auto Lipjani

    Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    731 Shpërndaje
    Shpërndaje 292 Tweet 183
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    806 Shpërndaje
    Shpërndaje 322 Tweet 202
  • Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    582 Shpërndaje
    Shpërndaje 233 Tweet 146
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    825 Shpërndaje
    Shpërndaje 330 Tweet 206
  • A do ta votojë VV-ja Vjosa Osmanin për Presidente? Flet Arbërie Nagavci

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë